BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal në Greqi, vihet në prangat e autoriteteve shqiptari (Emri)

Pjesë e një grupi kriminal në Greqi, vihet në prangat e

Policia greke ka vënë në pranga anëtarët e një grupi kriminal, që kryente sulme ndaj klientëve të klubeve të natës në qendër të Athinës dhe gjithashtu ndaj tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit brenda stadiumeve në rajone të ndryshme të kryeqytetit grek.

Gjatë operacionit janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve një shtetas shqiptar, ndërsa një shqiptar tjetër është shpallur në kërkim.

Ndaj tyre është ngritur akuza e dëmtimit të rrezikshëm dhe të rëndë trupor të kryer në kuadër të grupit së organizuar, shkelje të ligjeve për armët, drogën, fishekzjarrët dhe për sportin amator e profesional, prishje e qetësisë publike etj.

Siç doli nga hetimi, anëtarët e grupit të paktën që prej korrikut 2022 kryenin rrahje klientësh në lokalet e natës në qendër të Athinës, ndërsa ishin përfshirë edhe në incidente me tifozë brenda fushave të lojës gjatë ndeshjeve të futbollit.

U konstatua se ata ishin përfshirë në 2 sulme ndaj klientëve të lokaleve të natës në qendër të Athinës, gjatë muajve mars dhe shtator të vitit të kaluar, të cilat rezultuan në plagosjen e rëndë të klientëve, mes të cilëve edhe dy policë si dhe pjesëmarrja e anëtarëve të grupit në 2 përleshje të zhvilluara mes tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit dhe në shkurt 2024 në fushat e lojës në zonat e Athinës.

Në prangat e policisë mes të tjerëve, ra edhe shqiptari Enderik Skënderaj, 35 vjeç, i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Emri i tij është lakuar më parë edhe si i përfshirë në grabitjen e biznesmenit shqiptar Tonin Preka në Mykonos, ku pasi u dhunua, i’u grabitën 40 mijë euro.

Skënderaj ishte pjesë e një grupi prej 5 shqiptarësh, ku mes tyre ishte edhe Alfons Ndoci, një shqiptar me precedentë për vrasje.

Policia greke ndërkohë ka shpallur në kërkim shtetasi Fatjon Hysaj, 31 vjec, i arrestuar më parë për “vjedhje”, “rrëmbim të miturish” dhe “trafikim qeniesh njerëzorë”.

Sipas “Zougla”, Hysaj dyshohet se mund të jetë fshehur në Shqipëri, ndërsa njihet për lidhje të tij me biznesmenin Christos Gialias, i ekzekutuar pak ditë më parë në Mandra të Athinës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sende të forta, armë, drogë dhe materiale të tjera të përdorura nga grupi kriminal.