Një 51 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pak orë pas plagosjes së dy vëllezërve me thikë, për shkaqe ende të paqarta. Shtetasi Ylli Koçiaj, ka hyrë në lokalin e dy vëllezërve Kaja dhe i ka goditur ata me thikë.
Aktualisht dy vëllezërit janë në kirurgjinë e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dy vëllezërve, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.