BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Aktualitet

“Po tallen me djersën tonë!”/ Fermerët në Fier në protestë për çmimin e luleshtrydhes: Po e shesim me 400 lekë të vjetra

“Po tallen me djersën tonë!”/ Fermerët në Fier

Çmimi i ulët i luleshtrydhes, ka ngritur mëngjesin e kësaj të shtune dhjetëra fermerë të qytetit të Fierit në protestë.

Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm.

Fermerët pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit, çmimi të arrijë deri në 40 lekë për kilogramë, ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

“Na thonë hajdeni investoni, erdha nga emigrimi, tani çfarë të bëj, të marr familjen të iki prap në emigrim, jemi të braktisur. Në Itali e shesin më 8 euro kilogrami, këtu me 400 lekë të vjetra”, tha një tjetër fermer.

 “Edhe pse kemi luleshtrydhe bio, sa herë që duhet të çojmë jashtë, se ne kemi çuar tek Lidl, në Itali, dhe ata përsëri tek malli ynë dyshojnë, ne duam ose të na japin një drejtim, se duan mall pa mbetje, ne kemi 13.5 hektare pa mbetje, por në fund nuk trajtohemi. Ne themi se kemi mall të pastër, lë të vije kush të dojë, të bëj analizat. Për mendimin tim, këtu nuk ka një mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, çdo ditë na dalin mostrat të pastra. Në Shqipëri ka pesticide që në BE kanë dalë nga qarkullimi, se si qarkullojnë këtë ta gjejë ata që janë kompetentë”, tha fermeri Dritan Goga.

Përballë kësaj situate fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit, të cilat sipas tyre, po e vendosin çmimin sipas dëshirës.

Ata kanë apeluar njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë, që po i çon drejt falimentimit.

Ndërkohë edhe një tjetër fermer, ka pohuar se ditët e fundit ka ndodhur kjo situatë për shkak  të mbiprodhimit edhe në vendet fqinje të cilat për të eliminuar prodhimin shqiptar, kanë hedhin zërat që luleshtrydhet vendase janë me pesticide.

“Po tallen me djersën tonë, edhe preparatet që përdorim ne vijnë nga Gjermania, tani na thonë që del më pesticide. Është lojë e këtyre për ta shitur me shumë jashtë dhe na bllokojnë tregun vendas. Ne kemi shumë shpenzime, që nga fidani, është 11 muaj punë, presim këto 10 ditë që të vjelim dhe e kanë çuar me 400 lekë të vjetra Kg. Kam investuar nga xhepi im 30 milion lekë. Vjet ka qenë 11 mije lekë të vjetra. Unë jam minus, ambalazhi kushton. Shteti të vërë dorë në këta banditë që grumbullojnë mallin, e çojnë jashtë sa u intereson atyre”, tha një tjetër prej fermerëve.

Teksa kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur poshtë produktet e tyre, fermerët kanë kërkuar që Ministria e Bujqësisë të ngrejë një komision për të verifikuar pesticidet që shiten në treg dhe nëse nuk plotësojnë kriteret, të asgjësohen.