BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Aktualitet

Policia me "dorë të hekurt" në Durrës, vë në pranga 4 persona persona për vepra të ndryshme penale

Policia me "dorë të hekurt" në Durrës, vë

Arrestohen katër persona në Durrës ku dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 47-vjeçar dhe një 30-vjeçar të dy në kërkim janë arrestuar për veprat penale shpërdorimi i kompetencave, kanosja dhe dëmtime me dashje.

Ndërkohë dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë për veprat penale hedhja e inerteve në vijën bregdetare dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur. Me rastet do të merret Prokuroria e Durrësit.

Njoftimi i Policisë:  

Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim B. M., 47 vjeç, banues në Arapaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale "Shpërdorimi i kompetencave".      

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Sh., 49 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka hedhur inerte në vijën bregdetare, në lagjen nr. 1, Durrës. 

Gjithashtu, nga këta specialistë u kap dhe u ndalua shtetasi Sh. D., 30 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".    

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.