Policia e Tiranës ka zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve, krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore, duke vënë tetë persona në pranga. Nga hetimi i narkotikëve u vunë në pranga S.S 40-vjeç dhe N.N 28-vjeç. Ndërsa nga hetimi i krimeve në pranga ranë dy persona të tjerë B.H 18-vjeç dhe A.K 39-vjeç. Gjithashtu nga hetimi i sigurisë rrugore u arrestuan 4 persona S.B 42-vjeç, M.L 36-vjeç, A.Sh 24-vjeç dhe A.B 34-vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.
1 – Hetimi i narkotikëve
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
– S. S., 40 vjeç, pasi u kap me lëndë të dyshuar narkotike kokainë;
– N. N., 28 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
2 – Hetimi i krimeve
U arrestuan shtetasit:
– B. H., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, i’u gjetën faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
– A. K., 39 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Fushë Krujë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.
3 – Siguria rrugore
U arrestuan shtetasit:
– S. B., 42 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. R., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë;
– M. L., 36 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
– A. Sh., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– A. B., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N. 34-vjeçari që ka shkaktuar aksidentin, nuk ka njoftuar Policinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke fshehur mjetin, në banesën e tij. Shtetasi P. N., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.