Policia e Tiranës, në bashkëpunim me seksionin kundër narkotikëve, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e një personi. Bëhet fjalë për 27 vjeçarin nga Tirana, Sulejman Nazja. Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në rrugën “Sami Frashëri”, u kap me një qese më lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar këtij personi, i'u gjet një qese me katër gram bimë të thatë e dyshuar si cannabis sattiva. Në momentin e arrestimit, në cilësinë e provës materiale të riut iu sekuestrua lënda narkotike.
Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Mbi të riun, rëndon akuza e veprës penale “trafikim dhe posedim i lëndëve narkotike”.