Blutë e Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e një të riu, të dyshuar si autor i vjedhjes së makinave tek Kodrat e Liqenit Artificial. Në pranga ka përfunduar 29 vjeçari Orgest Milo. Ai është arrestuar sepse është kapur duke vjedhur një makinë të parkuar tek Kodrat e Liqenit.
Ndërkohë gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një automatik.
Kapja e 29 vjeçarit u krye në afërsi të Liqenit në Sauk, në momentin kur ai po vidhte një automjet tip “BMV X5”, me targa TR 0480 U, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë automatike tip Kallashnikov, model 56, kalibrit 7.62 mm, si dhe dy karikatorë me 58 fishekë.