Në sajë të operacionit të koduar “Proaktiv”, ka finalizuar me sukses arrestimin e tre personave dhe procedimin në gjendje të lirë të një tjetri. Burime nga policia e qytetit bënë me dije se këta persona u arrestuan, pasi akuzohen për "armëmbajtje pa leje". Operacioni i zhvilluar në zonën e Krujës, goditi një grup kriminal me persona të armatosur të cilët frekuentonin lokale te ndryshme në anë të autostradës, Lezhë-Tiranë, në një pikë karburanti, pranë Thumanës. Në një njoftim për median, Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur se personat e arrestuar janë kontigjent kriminal dhe dyshohen për vjedhje të kryera në komuna të ndryshme të qytetit të Krujës. Sipas burimeve të policisë u bë me dije se në pranga përfunduan shtetasit Dritan Çenja, 24 vjeç, Taulant Zira, 26 vjec si dhe 21 vjeçari, Klaimend Gjini.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë