Organizatat e shoqërisë civile që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e mbrojtjes së mjedisit kanë njoftuar një protestë që do të mbahet paraditen e kësaj të enjte, ku sipas tyre projektligji i propozuar për Zonat e Mbrojtura i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare.
Njoftimi i plotë:
URGJENTE
Projektligji nr.81/2017 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN E “ZONAVE TË MBROJTURA” do të kalojë për votim këtë të enjte, më 22 shkurt 2024, në Parlamentin e Shqipërisë.
Projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura.
Ju ftojmë që të bashkoheni me ne!
I bejmë thirrje qeverisë shqiptare të NDALË votimin e këtij projektligji dhe të mbrojë natyrën tonë.
Koha për të vepruar është tani!
#MbroniZonateMbrojtura