Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka komunikuar akuzat zyrtarisht 3 drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qatos, Redi Mollës e Taulant Tushës në kuadër të dosjes “5D”. Burime konfirmojnë se Mollës e Qatos iu është komunikuar për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa Tusha akuzohet për Shkelje të barazisë në tendera. Burime nga SPAK bëjnë të ditur se vijojnë hetimet pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore për mbledhjen e fakteve dhe provave nga SPAK. Më 28 mars 2024, GJKKO caktoi arrest në burg për, Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë. 6 masa të tjera sigurie që miratuan gjithashtu nga gjykata ishin detyrim paraqitje, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave. Sipas prokurorisë, Redi Molla për gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” dhe Mariglen Qato gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT kanë shpallur fitues shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në 11 tendera. SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, ndërsa ortakët e vërtetë dhe pronarët “De facto” ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. SPAK deklaroi se kompania është shpallur fituese në këto tendera nga viti 2016 deri në 2020. Nga kjo dosje u amnistua emri i Erion Valiajt, teksa prej asaj kohe, para Bashkisë së Tiranës zhvillohen protesta ku kërkohet dorëheqja e tij dhe vazhdimi i ndjekjes penale.
Faktet penale të bëra publike më herët nga Prokuroria e Posaçme:
Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi R.M. ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi.
Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.
Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.
Së katërti, janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës? Nuk do ta besoni kush e kryeson listën
Social Top 5” është një emision televiziv që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....
Lexo më shumë