BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Aktualitet

Pronat e Karlo Bolinos/ Investigimi i plotë, si u pasurua gazetari italian gjatë pushtetit të Edi Ramës

Pronat e Karlo Bolinos/ Investigimi i plotë, si u pasurua gazetari italian

Kjo deklaratë me sarkazëm e ish-deputetit Myslim Murrizi, bërë në emisionin Çim Peka Live një javë më parë, shkaktoi të qeshura te të ftuarit në studio por jo vetëm. Në fakt, kjo deklaratë duket se mbart brenda saj një pikëpyetje të madhe, si u bë Karlo Bolino “fqinj” i fiseve Begeja,  Llagami, Alimhemeti, etj, që janë ndër themeluesit e Tiranës…

Ky është Karlo Bolino, një gazetar Italian, që në fillimet e demokracisë mbërriti në Shqipëri dhe nisi një karrierë herë si gazetar e herë si biznesmen në fushën e medias dhe jo vetëm….

Bolino ka qenë drejtues dhe bashkëthemelues i disa mediave informative në vend, ndërsa prej më shumë se një dekadë, gazetari biznesmen, zotëron Report Televizion dhe portalin Shqiptarja.com.

Këto dy media, sot mund të cilësohen si organe zyrtare të qeverisë së kryeministrit  Edi Rama dhe bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj…

Dhe kjo duket se nuk lidhet me linjën ideologjike apo editoriale të gazetarit Karlo, por me benefitet e pafundme që ka përfituar biznesmeni Bolino nga pushteti i Edi Ramës…

Në këtë dokumentar do të trajtojmë pikërisht pasurimin e Karlo Bolinos gjatë pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët kanë firmosur dhënien e pasurive publike në favor të biznesmenit gazetar.

Më 2 tetor të vitit 2019, me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë MTSC shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2 , dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

Kjo kontratë, do të pësonte një sërë ndryshimesh në pak kohë. POR  Fillimisht do të trjatojmë rrugën që ndoqi qeveria, e cila u vu e gjitha në shërbim të Karlo Bolinos, duke miratuar një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore, për t`i hapur rrugë kalimit të mijëra metra katrorë pronash dhe asetesh shtetërore gazetarit Italian.

Që të arrihej deri në marrjen me qera të kësaj prone, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama bëri një sërë ligjesh dhe aktesh.

Fillimisht, në datën 5 shkurt të vitit 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin Nr.54, me objekt: Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore.

Në këtë vendim përcaktoheshin modalitetet për dhënien me qira të aseteve shtetërore duke përcaktuar edhe se cilat prona mund të jepeshin me qira si dhe cilët mund të ishin përfitues të këtyre pronave.

Por, në vitin 2014, në VKM-n fillestare, nuk ishte parashikuar që përfitues të pronave dhe aseteve publike, të ishin edhe biznese në fushën e medias…

Ndaj, qeveria shqiptare, ndërhyn përsëri në Vendim, duke kryer një seri ndryshimesh, në total 9 të tilla, të cilat duket se u përshtatën, që Karlo Bolino të përfitonte mbi 4 mijë metra katror pronë publike…

Një nga ndryshimet që pësoi VKM-ja Nr.53 e 5 shkurtit 2014, është vendimi Nr. 445 i datës 20 maj të vitit 2015. Sipas ndryshimeve të bëra në VKM, në kreun V të vendimit bëhej shtetas: pas shkronjës “C” të pikës 2, shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje:“ç) veprimtari në fushën e arsimit, mediave me nivele investimi mbi 200 000 000  (dyqind  milionë) lekë…

Me këtë ndryshim, qeveria i hapte rrugën Karlo Bolinos të synonte marrjen me qera 1 euro të pronave publike.

Dhe një muaj pas këtij ndryshimi në Vendimin e Këshillit të Ministrave, në datën 15 qershor të vitit 2015, themelohet shoqëria MTSC, në pronësi të shtetases Lindita Dode, e cila më pas do t`i shiste aksionet e kompanisë për 3.5 milionë lekë Karlo Bolinos.  

Rikthehemi përsëri te lidhja e kontratës. Pas të gjitha ndryshimeve ligjore, në datën 22 korrik të vitit 2019, në buletinin Nr.29 të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikon njoftimin për dhënien me qera të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjitshme 4021.5 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 1624.44 metra katror pasuri kjo në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr.1 në Tiranë. kjo pronë, në fakt ishte ish-reparti i orëve në ish-uzinën mekanike në Tiranë.

Objekti i prokurimit përcaktonte që në fillim, se prona dilte nëkonkurrim me detyrimin e qirasë në vlerën e 631 156 mijë lekëve, apo rreth 6 mijë euro në muaj, apo rreth 72 mijë euro në vit, dhe llogaritur kjo për 20 vjet, qiramarrësi i kësaj prone do të duhet t`i paguante shtetit në total rreth 1.4 milione euro.

Duket qartë se shteti kishte përllogaritur vlerën e truallit dhe të godinave që do të jepeshin me qira për shfrytëzim, duke përcaktuar si vlerë minimale për dhënien me qira të tyre, shumën e 6 mijë eurove në muaj.

 

Thënë ndryshe, kompania e Karlo Bolinos, sipas prokurimit fillestar, do të duhet të merrte me qira këtë pronë, kundrejt pagesës 6 mijë euro në muaj apo 72 mijë euro në vit.

Pas shpalljes së procedurës për dhënien me qira të 4 mijë metrave katror pronë publike, zhvillohet dhe konkurrimi, ku fitues shpallet pikërisht kompania MTSC e Karlo Bolinos. Me një vendi të datës 2 tetor të vitit 2019, qeveria zyrtarizon edhe lidhjen e kontratës për dhënien me qira të 4 mijë metrave katrorë truall dhe tre godinave për kompaninë MTSC të Karlo Bolinos.

Por çuditërisht, ndryshe nga procedura e konkurimit, ku përcaktohej se prona do të jepej me qira kundrejt pagesës 6 mijë euro në muaj, në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë drejtuar nga Anila Denaj dhe kompanisë MTSC të Karlo Bolinos, përcaktohet se pagesa që REPORT TV do t`i paguajë shtetit për 4 mijë metra katror truall dhe ndërtesa, është në vlerën simbolike 1 euro, madje edhe duke i lënë hapësirë për privatizim të kësaj prone në përfundim të kontratës 20-vjeçare, por për këtë pjesë do të flasim në vijim të dokumentarit.

Pra thënë ndryshe, shteti i fali Karlo Bolinos shfrytëzimin për 20 vjet të tre godinave ekzistuese me 4 mijë metra katror truall në total, për vetëm 1 euro, qartazi një shkelje e rëndë ligjore.

Në fakt, për t`i hapur rrugë dhënies me qira të kësaj prone me vlerën vetëm 1 euro, rikthehemi përsëri të Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 5 shkurt të vitit 2014. Në ndryshimet që iu bën VKM-s, vetëm një muaj para themelimit të kompanisë së MTSC nga Karlo Bolino, u parashikua në ligj se: kur pas përfundimit te procedurave te konkurrimit rezulton fitues një subjekt, i cili propozon që në pasurinë shtetërore, qe jepet me qira, do te zhvillohet një prej veprimtarive të mëposhtme, ku përfshihej shfrytëzimi i pronës për qëllime mediatike, institucioni, qe zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë shtetërore, i propozon Këshillit të Ministrave të miratojë lidhjen e kontratës së qirasë, jo me çmimin fitues, por me çminim simbolik 1 euro/kontrata. Propozimi shoqërohet me projekt-kontratën e negociuar ndërmjet palëve.

Deri këtu, duket qartë, se qeveria krijoi kushtet e nevojshme, që mijëra metra katrorë truall dhe ndërtesa pasuri shtetërore, t`i faleshin për vetëm 1 euro Karlo Bolinos, i cili i shërben pikërisht propagandës qeveritare.

Pas marrjes në dorëzim të 4021.50 metra katror truall dhe ndërtesa, Karlo Bolino shton ambiciet për shfrytëzimin e kësaj prone. Në kontratën fillestare të qerasë së firmosur mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë MTSC të Karlo Bolinos, ishte e përcaktuara qartë, se Bolino do të merrte 1624 metra katror sipërfaqe ndërtimore, pra godinat ekzistuese të ish-ndërmarrjes së orëve, të cilat do t`i rikonstruktonte me qëllim që t`i përshtaste ato për studio televizive.

Ja çfarë shkruhej në nenin 2 të kontratës fillestare mes MTSC së Karlo Bolinos dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Neni 2 Qëllimi i përdorimit Qëllimi i kësaj kontrate është dhënia në gëzim të përkohshëm i objektit të përcaktuar në nenin 1, për rikonstruksionin total të sipërfaqes ndërtimore (godinës), duke e kthyer me parametrat teknike të një televizioni bashkëkohor, dhe ambiente pune të përshtatshme dhe cilësore. Në to do të instalohen makineri të teknologjisë moderne të cilat do të mundësojnë rritjen e sasisë dhe cilësisë së programeve në funksion të ngritjes të një qendre mediatike të transmetimeve radio-televizive bashkëkohore.

Pasi iu fal kjo pronë nga shteti, Karlo Bolino duhet të investonte në rikonstruksionin e godinave ekzistuese të ish-repartit të orëve, me qëllim që ato të ktheheshin në studio televizive. Madje, në kontratë ishte parashikuar edhe investimi që do të kryhej sipas planit të biznesit, që kompania e Karlo Bolinos kishte dorëzuar në procedurën e konkurrimit për marrjen me qera të kësaj prone. Në kontratë parashikohej investimi në faz, konkretisht:

Pjesë nga kontrata

“Qiramarresi”, shoqeria MTSC sh.p.k sipas plan biznesit te paraqitur ne konkurrim do te investoje per rikonstruksionin total te siperfaqes ndertimore ( godines), duke e kthyer me parametrat teknike te nje televizioni bashkekohor, dhe ambiente pune te pershtatshme dhe cilesore.

Financimi i projektit parashikohet ne vleren 205 000 000 leke ( pa TVSH) dhe do te perfundoje brenda 60 muajve nga data e marrjes ne dorezim te objektit dhe njerrjeve te lejeve perkatese per punimet, e ndare kjo ne:

-investimi qe do te kryehetne pasuri te paluajtshme ( nritja e stacionit televiziv) do te jete ne vleren 152 023 000 leke, per rikonstruksionin e godines, impiantet elektrike, kondicionim, sistemime te jashteme etj,

-investime ne pajisje e teknologji televizive do te jete ne vleren 52 977 000 leke.

Sipas planbiznesit te paraqitur ne konkurrim do te realizohet ne tre faza.

Ne fazen e pare parashikohet fillimi i punes per rikonstruksionin e godines. Vlera e investimit ne kete faze do te jete rreth 65 000 000 leke dhe do te perfundoje brenda 10 muajve nga data e marrjes ne dorezim te objektit te kontrates dhe nxjerrjes se lejeve perkatese.

Kjo faze investimi do te mbulohet me te ardhurat e vete shoqerise “MTSC” SHPK, si dhe me te ardhurat e aksionerit te vetem te shoqerise qe, ka ne llogarite e tij personale.

Ne fazen e dyte perfshihen perseri punime ne godine, punime shtresash,tavani, suvatime, vendosja e dyrve dhe dritareve, bojatisje, punime te ndryshme, instalime elektrike, instalime sanitare, instalime per ngrohje dhe vetilim, sistemi i mbrojtjes kunder zjarrit. Gjithashtu ne kete faze do te mundesohet vendosja e teknologjise televizive, si rrjetit IT+servera, ndriçime teknologjike, punime te ndryshme. Ne kete faze synohet qe objekti te behet funksional per fillimin e transmetimeve ne godinen e re.

Vlera e investimit ne kete faze shkon rreth 105 000 000 leke, dhe do te perfundpje brenda 18 muajve nga perfundimi i fazes se pare.

Kjo faze investimi do te mbulohet me te ardhurat e vete shoqerise “MTSC” SHPK, t cilat krijohen nga aktiviteti qe ka aktualisht, si dhe kredi bankare.

Në fazën e tretë përfshihen punime ne sistemin e jashtem dhe mobilimin e godines.

Gjithashtu do të investohet në teknologji televizive, si ndriçime teknologjike, punime te ndryshme etj.

Vlera e investimit në këtë fazë shkon rreth 35 000 000 leke, dhe do te perfundoje brenda 24 muajve nga përfundimi i fazës së dytë të investimit.

Kjo faze investimi do te mbulohet me te ardhurat e vete shoqerise “MTSC”SHPK te cilat krijohen nga aktiviteti qe shoqeria do te zhvilloje ne vijueshmeri.

Shoqeria nga data e marrjes në dorëzim te objektit dhe nxjerrjes se lejeve përkatëse, brenda 60 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse do të investojë në total 205 000 000 lekë (pa Tvsh) (dyqind e pesë milionë) lekë. Financimi i projektit dhe investimeve do të bëhet nga fondet e vet shoqërisë si dhe me kredi bankare.

Sipas këtyre parashikimeve, Karlo Bolino duhet të zhvillonte pronën ekzistuese duke bërë ndërhyrjet restauruese, në mënyrë që godinat të përshtateshin për studio televizive. Mirëpo, vetëm pak javë pasi lidhi kontratën e qirasë për marrjen e pronës në dorëzim, ku parashikohej rikonstruksioni i godinave, Karlo Bolino bën një tjetër lëvizje. Këtë herë ai aplikon pranë Këshillit kombëtar të Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ku kërkon leje ndërtimi për një godinë të re.

Fiks tre muaj pas miratimit të kontratës së qirasë, në datën 13 janar të vitit 2020, Qeveria Miraton Vendimin Nr.12 të Këshillit Kombëtar të Territorit për “Miratimin me kusht të Lejes së Ndërtimit për objektin: "Godine multi-screen e televizionit "Report TV". si dhe ambiente ndihmese teknike dhe administrative për shërbime të televizionit', me vendndodhje në bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë "MTSC" sh.p.k..

Ky vendim që shihni në ekran, që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama, duket se është një nga shkeljet më të rënda të kësaj afere. Leja e ndërtimit për godinën e re të Report TV, u dha në bazë të kontratës së marrjes me qira të truallit dhe godinave të ish repartit të orëve, ku në kontratë përcaktohej qartë se nuk mund të ndërtohej godinë e re, por se ato ekzistuese mund të riparoheshin dhe të përshtateshin për studio televizive.

Por, ky vendim i Qeverisë që favorizon Karlo Bolinon tregon se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, dhe procedurat janë bërë fiktive. Kjo gjë do të vërtetohet jo vetëm nga objekti i kontratës fillestare të qirasë, që nuk parashikonte në asnjë moment ndërtimin e godinave të reja, por edhe për faktin se pas vendimit për të pajisur me leje ndërtimi për një godinë të re Karlo Bolinon, qeveria do të merrte një sërë aktesh të tjera, që do t`i hapnin rrugë këtij procesi.

Por që t`i hapej rrugë ndërtimit të godinës së re, fillimisht duhet që Karlo Bolino të merrte në zotërim të plotë të gjithë sipërfaqen ndërtimore të tre godinave që gjendeshin në ish repartin e orëve të uzinës mekanike. Për këtë qëllim, në datën 19 shkurt të vitit 2020, pra pak më shumë se një muaj nga dhënia e lejes së ndërtimit për godinën e re, Qeveria rishikon kontratën e dhënies me qira të ish repartit të orëve për Karlo Bolinon.

Sipas relacionit të shtesës së kontratës, me propozim të ndërmarrjes Industriale Nr.1 Tiranë e datës 12 shkurt 2020, me kërkesë të shoqërisë MTSC, e datës 10 shkurt 2020, kompania e Karlo Bolinos kërkon shtesë sipërfaqeje ndërtimore. Konkretisht, në sipërfaqen ndërtimore 1624.44 m2 shtohet sipërfaqja ndërtimore 872.6 m2, e cila është kadi i dytë nga toka i objektit nr.1 dhe sipërfaqja ndërtimore nga 2397.06 m2 bëhet 2497.04 m2.

Sipërfaqja e pergjithshme e prones te marre me qira behet 4894.1 m2 prej nga siperfaqe totale e truallit 4021.5 m2, nga te cilat sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, dhe sipërfaqe ndërtimore 2497.04, sipas gent-planit bashkëlidhur kësaj aneks-kontrate.

Nga sa më sipër, kuptohet qartë, që në kontratën fillestare Karlo Bolinos i ishte dhënë në përdorim për 20 vjet vetëm kati i parë i godinës, ku sipas kontratës, Bolino duhet që këtë kat ta rikonstruktonte dhe ta përdorte për studio televizive. Por, jo vetëm që nuk u zbatua kontrata, por, në pak kohë, ajo u ndryshua dy herë, për t`iu përshtatur pikërisht lejes së ndërtimit për godinë e re të Report Tv. Dhe për të arritur deri këtu, pas ndryshimit të kontratës më 19 shkurt, qeveria i hap rrugë kantierit për godinën e re të Karlo Bolinos. Në datën 6 maj të vitit 2020, me vendim të Këshillit të Ministrave, vendoset shembja e 3 objekteve me emërtimet “Objekti nr.1” 2 kat, “Objekti nr.2” 1 kat, “Objekti nr.3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m2.

Pra, ky vendim u dha pikërisht në periudhën më të vështirë për qytetarët shqiptarë, pandeminë Covid-19. Teksa qytetarët përballeshin me kufizime për lëvizjen, spitalet mbusheshin plotë me pacientë të prekur nga koronavirusi, shumë prej të cilëve humbën jetën tragjikisht, qeveria mendonte për të miratuar vendimet që i jepnin pronën publike Karlo Bolinos.

Por afera nuk përfundon me kaq. Pazëlli i veprimeve fiktive dhe në shkelje të ligjit dhe vetë kontratës së qirasë, i shtohet dhe një tjetër vendim, në dukje fiktiv. Pra, ndërkohë që qeveria kishte ndryshuar kontratën e qirasë, duke i kaluar të gjithë sipërfaqen ndërtimore në pronësi të Karlo Bolinos, pasi i kishte dhënë lejen e ndërtimit për një godinë të re në vendin e godinave të vjetra dhe pasi kishte miratuar shembjen e godinave të vjetra, qeveria kryen një tjetër akt final, sikur të gjitha veprimet e mësipërme të mos kishin ndodhur. Konkretisht, në datën 22 korrik të vitit 2020, vetëm dy muaj pasi ishte miratuar shembja e godinave ekzistuese të ish repartit të orëve, qeveria kryen një tjetër ndryshim në kontratën e qirasë për 4 mijë metra katror tokë dhe ndërtesa që i kishte dhënë Karlo Bolinos.

Në ndryshimin e fundit të kontratës së qerasë, ndryshohet neni 2 i kontratës, “Qëllimi i Përdorimit” dhe pika 5.7 e nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit”, fjalët “rikonstruksion total” zëvendësohen me “rikonstruksion minimalisht të totalit”. Pra, edhe kur vetë qeveria i kishte hapur rrugë shembjes së godinave ekzistuese të ish-repartit të orëve në uzinën mekanike, në objektin e kontratës lidhur mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë MTSC të Karlo Bolinos, nuk shkruhet në asnjë moment shembja e godinave, por vijon të flitet për rikonstruksion të tyre.

Për të gjitha këto veprime, kryeministri Edi Rama u shpreh vetëm pak ditë më parë se janë kryer në zbatim të ligjit, duke mohuar të ketë kryer shkelje. Megjithatë, i pyetur nga gazetarja e Syri Televizion, Ambrozia Meta, se pse u dha leja e ndërtimit për një godinë të re, ndërkohë që objekti i kontratës ishte rikonstruksioni i godinave ekzistuese, kreu i qeverisë nuk dha përgjigje...

Shembja e godinave, ndërkohë që objekti i kontratës ishte rikonstruksioni i tyre, ngre dyshime të forta për shkelje ligjore, pasi teksa tashmë fakti është se godinat janë shembur dhe në vend të tyre është ndërtuar kjo godinë e re, në kontratë vijojnë të qëndrojnë disa klauzola. Konkretisht, dy pika të kontratës, 5.13 dhe 5/14, parashikojnë qartë se në përfundim të periudhës së qirasë prej 20 muajsh, Karlo Bolino duhet t`i rikthejë shtetit pronën e marrë të padëmtuar.

5.13 “Qiramarrësi” detyrohet që në momentin e përfundimit të kësaj kontrate të dorëzojë pronën të padëmtuar.

5.14 “Qiramarrësi” në përfundim të kësaj kontrate ka të drejtë të heqë përmirësimet e ndashme nga prona, por pa dëmtuar atë.

Ky parashikim kontraktual është qartazi një nga shkeljet e rënda, i bërë nga një seri institucionesh, përfshirë Këshillin Kombëtar të Territorit drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka firmosur lejen e ndërtimit për godinën e re të Televizionit të Karlo Bolinos si dhe vendimet për shembjen e godinave të ish-Repartit të Orëve.

Madje, e gjithë kjo sa ka ndodhur, është pasqyruar jo vetëm në media të ndryshme në vend, por ka shkaktuar edhe reagime të mëdha publike. Një nga trashëgimtarët e familjes Begeja, Xhimi Begeja, ka denoncuar vite më parë këtë çështje, duke u shprehur madje, se prona të cilën qeveria ia dha Karlo Bolinos, është e familjeve autoktonase të Tiranës, të cilat ia falën bashkisë për të ndërtuar një gjimnaz, që do t`i shërbente një komuniteti prej 70 mijë banorësh.

Në 27 mars të vitit 2021, kur në këtë pronë kishte nisur të ndërtohej godina e Report Tv, banorë të zonës zhvilluan një protestë pranë saj, duke akuzuar qeverinë se pronën publike ia fali Karlo Bolinos. Banorët, së bashku me përfaqësues të familjes Begeja u shprehën se vendi ku po ndërtohej televizioni Karlo Bolinos, duhet të shërbente për truall ku do të ndërtohej gjimnazi që do t`i shërbente 70 mijë banorëve të kësaj zone.

Por pavarësisht, këtyre kundërshtive të banorëe dhe trashëgimtarëve, qeveria vijoi misionin e saj duke i dhënë një pronë publike Karlo Bolinos, ndërsa nga drejtësia e re, nuk pati asnjë reagim, madje as sot, nuk rezulton të ketë hetime.

Deri më tani, kemi treguar në mënyrë kronologjike sesi Karlo Bolino mori mijëra metër katrorë prona publike të falura nga qeveria, me një proces fiktiv dhe në shkelje të shumta ligjesh. Por, shkeljet nuk janë vetëm nga ana e qeverisë dhe vet kryeministrit Edi Rama, por edhe nga përfituesi i këtyre pronave Karlo Bolino.

Kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe Karlo Bolinos, që i falte këtij të fundit 4 mijë metra katrorë trulla dhe godina pronë publike me vetëm 1 euro për 20 vjet, ka një klauzolë të veçantë. Pika 5. 18 e kësaj kontrate, parashikon se “Qiramarrësi”, në asnjë rast nuk mund ta rëndojë me barrë, pronën objekt kontrate. Pra, pronën që shteti i Fali Karlo Bolinos, ky i fundit nuk mund ta linte si barrë kredie apo në çfarë do forme tjetër.

Por, kjo pikë e kontratës, është shkelur në mënyrë flagrante nga gazetari biznesmen, Karlo Bolino. Më 31 dhjetor të vitit 2020, ose një vit pasi Karlo Bolino përfitoi pronat shtetërore dhe të gjitha lejet përkatëse për ndërtimin e televizionit Report Tv, kompania e tij MTSC SHPK, i drejtohet një banke të niveli të dytë për kredi. Është pikërisht ABI-BANK, e cila i jep një kredi në shumë e 68 milionë lekëve të rinj kompanisë së Karlo Bolinos. Nënshkrues të kredisë, janë Karlo Bolino dhe bashkëshortja e tij, Alba Malltezi. Si garanci për shlyerjen e kësaj kredie, lihen mbi 100 përqind të kuotave të shoqërisë MTSC SHPK dhe të gjitha pronat e tjera të regjistruara në emër të kësaj kompanie aktuale dhe në të ardhmen...

Ndryshe nga sa parashikon pika 5.18 e kontratës, Karlo Bolino vendos pronën shtetërore si barrë kolaterali për pagesën e kredisë.

Kjo është vetëm një pjesë e historisë së Karlo Bolinos, biznesmenit gazetar që mori falas nga qeveria mijëra metra katrorë tokë në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës. Ky qytetar Italian, ndryshe nga biznesmenët e tjerë të huaj që kanë ardhur të investojnë në Shqipëri, ka përfituar jo vetëm truallin ku ka ndërtuar një televizion që shpesh është shndërruar në zëdhënës të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, por  njëkohësisht ka përfituar edhe asete të tjera publike, nën dyshime të forta se i ka marrë si shpërblim për shërbimet që i ka bërë qerverisë.

E tillë është Bunk-Art, apo pagesat e majme nga inceneratorët, për të cilat do të flasin në një emision tjetër.../SYRI TV

Më të lexuarat