Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku nga shpërthimi në automjet mbeti i plagosur Ledovik Syziu 47 vjeç.
Ai njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për te cilën policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.
Ky shtetas njihet si njeri problematik në fshat si dhe ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.