BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

Qëndroi në qendrën e azilantëve në Angli, shqiptari zbulon prapaskenat e torturës: Na trajtonin njësoj si kriminelët, aty vrasin veten nga depresioni, oficerët ushtrojnë edhe dhunë

Qëndroi në qendrën e azilantëve në Angli, shqiptari

Teksa marrin përsipër risqet e arratisen drejt Anglisë, një shqiptarë i cili ka qëndruar për disa muaj muaj në një qendër azilantësh tregon kushtet e këqija me të cilat është përballur.

Shtetasi shqiptar me pseudonimin Agim (nuk do të tregojë emrin e vërtetë) pretendon se në qendrën “Brook House”, emigrantët ishin në të njëjtin vend me kriminelë dhe ambienti ishte si një burg i sigurisë së lartë.

“Kam shkuar në atë qendër në orën 23:00, në 9 qershor. Vetëm strukrura e atij vendi është si burg i vërtetë. Duhet të kalosh 4 dyer hekuri. Ka masa të rrepta sigurie sikur ne të ishim kriminelët më të mëdhenj. Nuk mendoj se është normale për një azilantë të trajtohet si kriminel. Dhomën e  ndaja me një tjetër. Ushqimi është katastrofë. 13 orë qëndroje në izolim, shpesh përdoret forcë e panevojshme nga oficerët. Kur duhet të depërtohet dikush, vinin 10-15 oficerë, e merrnin me dhunë. Shumica aty ishin shqiptarë. Aty ka pasur edhe kriminelë dhe ne na linin në të njëjtën vend me ta. Jemi trajtuar njësoj si ata”.

Sipas Agimit, edhe avokatët shqiptarë në Angli abuzojnë me emigrantët shqiptarë.

“Shumica e avokatëve shqiptarë përfitojnë. Abuzojnë me shqiptarët aty”.

Agimi thotë se gjatë qëndrimit aty brenda ka parë persona që kanë vrarë veten apo kanë tentuar të vrasin veten. Sipas tij, për shkak të dhunës dhe kushteve të këqija, të gjitha emigrantët përjetojnë depresion, por nuk u ofrohen psikologë.

“Në një vend të atillë ku trajtohesh në mënyrë çnjerëzore, përjeton dhe depresion. Ne u munduam të ndihmonim njëri-tjetrin. Të thoshin se duhet të flasësh me oficerët, ata na i sillnin si psikolog. Por, asnjë nuk kishte trajnim për psikolog.

Ka pasur njerëz që mendonin vetëvrasjen, kanë prerë damarët, kanë tentuar të vetëdigjen, kanë tentuar të presin veten në stomak ose gjoks. Aty, sikurse e thashë, kalon në depresion, edhe sikur të jesh njeriu më i lumtur në botë”.

Agimi iku nga Shqipëria sapo mbaroi shkollën e mesme me profil IT dhe Ekonomik. Në gusht të vitit 2019, ai mbërriti në Angli me kamion, ku punoi në të zezë përkundrejt një page minimale. Tri vite më pas, iu refuzoi azili dhe u dërgua në qendrën e emigrantëve. Falë ndihmës së familjarëve, Agimi ia doli të dalë nga qendra e emigracionit në fund të tetorit.