Mëngjesin e sotëm grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier janë kthyer në vendngjarje. Ata po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e orës 15:30 (1 mars 2024) tek rrethrotullimi i plasmasit, në Lushnje që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.
Babe e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).
Deri tani janë dy pista hetimi të cilat prokuroria po përpiqet të zbardhë: Nëse ka rënë nga lartësia njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërhtimin, apo
vinçi ka prekur telat e energjisë dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.
Banorët e krahasojnë shpërthimin me atë të masakrës së Gërdecit, të 15 marsit 2008 ku humbën jetën 26 persona, dhe qindra u plagosën, si dhe u shkatërruan qindra banesa e biznese përeth.
Është bërë taman si Gërdeci. Na janë thyer të gjitha, nuk kemi ku të rrimë. Pyeta ku është gjyshi, ku është gjyshi. I ra të fikët. Çfarë të thotë nëna mo.
Në një tjetër video që qarkullon në rrjete sociale duket shtëllunga e madhe e tymit që shoqëroi shpërthimin e fuqishëm në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje.
Njëkohësisht një grup pune nga bashkia po përgatitet për të verifikuar dëmet në biznese dhe banesa.