Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, i ka konsideruar të dhënat të cilat dalin nga procesi i Censit, thelbësore për procesin e integrimit. Gonzato ka marrë pjesë në aktivitetin që po mbahet për prezantimin e të dhënave të censit 2023.
Ai tha se informacioni i saktë i dalë nga ky proces, ka rëndësi pasi në bazë të tyre, për venet të cilat janë tashmë anëtare të Unionit, përcaktohet numri i votave në institucionet e BE dhe kontributet financiare,
“Censi siguron të dhëna mbi të cilat ndërtohen politikat. Censi është i rëndësishëm edhe në kontekstin e bisedimeve në integrimin në BE. Informacioni i saktë dhe i besueshëm është thjeshtë thelbësor. Informacioni përcakton numrin e votave të vendeve anëtare në institucione dhe kontribuitet financiare që do të jepen”, tha ai.