BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Aktualitet

Rritet fluksi në urgjencën pediatrike, Shefi i Shërbimit apelon prindërit: Kemi 250 vizita në ditë, të bëjnë kujdes me të vegjlit ndaj sëmundjeve respiratore

Rritet fluksi në urgjencën pediatrike, Shefi i Shërbimit apelon

Ulja e temperaturave është shoqëruar me shtim të numrit të vizitave pediatrike. Veç rasteve të shtuara në poliklinika, fluks të shtuar ka edhe në shërbimin e urgjencës pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në një intervistë televizive shefi i këtij shërbimi, doktor Albert Lama, sqaron se jo të gjitha rastet janë urgjenca.

“Kemi hy në sezonin dimëror, normal që ka rritje të fluksit në urgjencë dhe rastet janë më tepër që prekin traktin respirator, ose rrugët e frymëmarrjes por dhe nozologji të tjera të të gjitha fushave dhe sëmundje të tjera që janë gjatë gjithë vitit, stina ku jemi ka një farë rritje, është një rritje e pritshme sezonale. Vizita mund të bëhen 202-250 po jo të gjitha janë urgjenca, shumica janë të një kujdesi parësorë një pjesë e tyre janë urgjencë”, është shprehur Lama.

Infeksionet virale, të stinës janë ato që predominojnë, të cilat shoqërohen me disa simptoma. “Dominojnë problemet me kollë vështirësi në frymëmarrje, temperature, infeksione të ndryshme, nga gryka dhe trakti të poshtëm dhe vetë mushkërisë”, tha më tej Lama.

Kur dimri sapo ka filluar, mjekët këshillojnë të bëhet kujdes me të vegjlit. “Aktualisht në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë, veç virozave të stinës kemi dhe grip të tipit A dhe koronavirus”, përfundoi Lama.

Më të lexuarat