BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Aktualitet

Rrumbullaku takim me ambasadoren e Francës, zbardhen fokusi bisedimeve

Rrumbullaku takim me ambasadoren e Francës, zbardhen fokusi bisedimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e DPPSh-së, një delegacion të lartë nga agjencitë ligjzbatuese franceze, i cili kryesohej nga Ambasadorja e Francës, në Shqipëri, Catherine Suard dhe përbëhej nga Atasheu i Sigurisë së Brendshme, Augustin Andres, oficeri ndërlidhës për migracionin, Christophe Cherault dhe nga asistenti i Zyrës së Bashkëpunimit Policor, Jetnor Isufaj.

Takimi, për të shprehur mirënjohjen e ndërsjellë për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese franceze, si dhe për ta konsoliduar më tej këtë bashkëpunim, me qëllim shumëfishimin e kapaciteteve në luftën kundër krimit ndërkombëtar, krimit të organizuar, emigracionit ilegal dhe pastrimit të parave, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: “Bashkëpunimi i deritanishëm me agjencitë ligjzbatuese franceze ka qenë në nivele të larta, konkret dhe tejet i frytshëm, në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Ky bashkëpunim duhet të intensifikohet më tej, përmes hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, të cilat do të bëjnë të mundur shkatërrimin e grupeve kriminale me veprimtari ndërkombëtare, si dhe gjurmimin, përcaktimin dhe asgjësimin e aseteve të tyre. Në emër të Policisë së Shtetit, iu garantoj angazhim maksimal të të gjitha strukturave, për të qenë partnerë dhe koordinues profesionistë dhe të besueshëm, në operacione policore të përbashkëta, me impakt ndërkombëtar.”

Ambasadorja, Catherine Suard: “Ndonëse kam pak kohë me këtë detyrë, takimet që kam zhvilluar me titullarë dhe punonjës të Policisë, më kanë bërë të kuptoj cilësinë e bashkëpunimit ndërmjet nesh, i cili është efektiv dhe produktiv për të dyja palët. Shkëmbimi i informacioneve në kohë reale dhe besimi i ndërsjellë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të rrezikshëm, të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të shteteve tona. Me rastin e kësaj vizite dua të shpreh mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin 100% të strukturave tuaja, kundër emigracionit të paligjshëm. Qeveria dhe Policia franceze angazhohen për të ofruar mbështetje dhe partneritet në luftën kundër kësaj veprimtarie kriminale, për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, si dhe kundër veprimtarive të tjera që janë fokus i përbashkët.”

Të dy titullarët u dakordësuan për hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve, nga ekspertë të nivelit të lartë teknik, me objekte bashkëpunimin me Institutin e Policisë Shkencore, për implementimin e bazës së të dhënave të sistemit të balistikës, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj franceze, si dhe rivlerësimin e masave parandaluese ndaj braktisjes së të miturve.