Dy shqiptarë dhe dy italianë kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia italiane. 1200 kg marijuanë janë kapur sot në krahinën e Leçes.
Policia italiane sqaron se lënda narkotike vinte nga Shqipëria. Ndërkaq, 900 kg prej sasisë së marijuanës që u kap ishte fshehur në një furgon, ndërsa pjesa tjetër, 300 kg, ishte braktisur në pyll.
Përpos drogës, janë kapur edhe armë, të cilat i posedonin 4 personat, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije për arsye hetimi nga ana e policisë.
Bëhet fjalë për disa kallashnikovë, 1 mitraloz dhe 2 pistoleta.