Ish-ambasadori Agim Nesho ishte këtë të mërkurë në një intervistë televizive, ku foli për ndikimin që zgjedhja e presidentit të ri të SHBA në gjeopolitikën ballkanike.
“Kemi një ballkan të pastabilizuar për arsyr të rritjes së autokracive si në Shqipëri edhe në Serbi,. ku politikat e nacionalizmit të ri serb rrezikonin stabilitietin dhe paqen në Ballkan., Kjo gjë u pa sidomos në Ballkanin e Hapur, që sjell në mënyrë të hapur një dominim të Serbisë në rajonin tonë që prish balancat e kërkon të thyej arkitekturën e perëndimit për çështjet e sigurisë”,-tha Nesho.
I pyetur nëse mund të kthehet teza e shkëmbimeve të kufijve nëse Trump zgjidhet president, Nesho u përgjigj:
“Çdo gjë mund të bëhet, pasi ne e dimë se edhe Trump nuk kishte idenë e ndryshimit të kufijve ishte vetëofrimi i liderëve politik që kërkuan të përjetuan sundimin e tyre, por në thelb zbatuan nëj projekt serb”,-tha ambasadori.