Shemsi Prençi, ish-drejtor i emergjencave civile deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se përmbytja në veri të vendit ndodhi për shkak të shkak të shkarkimit të menjëhershëm dhe të paparalajmëruar.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Prençi tha se shkarkimi i 2 mijë metrave kub ujë duhet të kishte ndodhur në disa ditë dhe jo menjëherë.
Prençi tha se dy hidrocenstralë të vegjël përmbytën veriun.
“Në fakt sipërfaqja që është dhënë nga ekspertët është 2500 ha, është provuar se përmbytja ndodhi për shkak të shkarkimit të menjëhershëm dhe të paparalajmëruar. Ishte paralajmëruar që do të kishte reshje dhe do të jepeshin efekte. Në fazën e parandalimt dhe minimizmit të riskut, institucionet nuk janë koordinuar me njëra-tjetrën. Shtrati i lumit Drin kur prurjet janë 1100 m3/s nuk përmbytet, kur futen më shumë se 2 mijë metra kub Drini del nga shtrati dhe përmbyt se dy dalje ka. Drini del në zonën e Bushatit dhe tek harku i Bërdicës dhe ndaj përmbytet kjo zonë. Oboti dhe Dajçi kur Drini dhe buna shkojnë 4 mijë metra kub dhe kapërcen argjineturaën.
Qëndron problemi i mosmenaxhimit të prurjeve 2100 metra kub dhe shkarkimit të menjëhershëm. Të dielën në orën 15:00 ka një sinkron të Krifcës që tha bëmë të mundur kthimin në normalitet të agregatëve të hidrovorëve. Nuk ka funksionuar as shkarkimi sipas normave, por nuk ka funksionuar as evadimi i ujërave të tepërta në kanale që i përpin dhe i çojnë drejt detiut agregatët e hidorvorëve.
Reshje me intensitet kemi patur vetëm 6 orë 180 ml shi më pas kemi pasur 60-90 ml janë normale. Jam i bindur katërcipërisht, kam komunikuar me persona përgjegjës dhe thonë: Për herë të parë në historinë 60 vjeçare të menaxhimit të kaskadës dy hidrocentralët e vegjël na shkaktuan përmbytje. Komiteti i plotave u mblodh të shtunën. Nëse shkarkimi do kishte filluar të mërkurën nuk do ishte përmbytur Shkodra”, tha Prençi.