Gjykata ka marrë vendimin për nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku duke i lënë në burg pa afat, nën akuzën e keqtrajtimit të 10 vjeçarit, nipi i Natashës dhe djali i Armandos.
Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.
Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.