Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 18- vjecarit Aurelio Dervishi, ngjarje e shënuar në 31 mars të këtij viti.
Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria rreth orës 20:45 shtetasit Frensi Shehi, Shahir Hafuzi, Irhad Islamaj kanë qenë me automjet pranë matërnitetit “Kocco Glozheni”.
Në të njëjtin vend me një automjet tip Audi kanë qenë 18 vjeccari Aurelio Dervishi, Renis Fusha, Iljan Ismaili si dhe dy vajza me iniciale A.S dhe E.A.
Kjo e fundit kishte lidhje intime me Frensi Shehin, i cili në momentin që e ka parë atë me disa djem i ka lindur ideja për të nisur një konflikt, duke ftuar dhe shokët e tij.
Referuar hetimit, në momentin që dy automjetet kanë qenë paralel në semafor, Frensi Shehi ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur të ofendojë e më pas të përplaset fizikisht me viktimën dhe shokët e tij.
21 vjeccari ka shtyrë shokun e tij Shahir Hafuzi të nxirte thikën e të godiste viktimën, veprim të cilin e ka kryer.
Ndërsa Bjorni Shehi dhe Irhad Islamaj kanë goditur fizikisht me grushte dhe sende të forta me qëllim që Aurelio Dervishi të ndërronte jetë.
Përvec tij, ata kanë goditur edhe shokët e viktimës. Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka konstatuar njolla gjaku, si dhe automjetin me targa AB835IP.
Sipas aktit të ekspertimit ligjor, në trupin e viktimës është konstatuar shembje e indeve të buta të kokës dhe kraharorit, një plagë prerëse-shpuese, ndërsa nga kqyrja e brendshme u konstatua carje e dërrasës së kraharorit, carje e cipës mbështjellëse të zemrës, carje e murit të ventruklit të majtë të zemrës shoqëruar me grumbullim gjaku, në cipën mbështjellëse të zemrës si dhe në kavitetin e kraharorit.
Ekspertiza nxori që shkaku i vdekjes së Dervishit ishte shoku hemoragjik traumatik si pasojë e plagës në kraharor.
Policia gjqysore pas ngjarjes, sekuestroi telefonat e dy vajzave qe ndodheshin në makinë me viktimën.
Nga kqyrja e telefonit te shtetases E.A rezultoi se kishte disa komunikime me Frensi Shehin pak përpara se të ndodhte ngjarja.
Njoftimi:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË
Shkaktuan vdekjen e 18-vjeçarit, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 4 të rinj për Veprën Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2300 dërgon në gjyq shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.
Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, shtetasi A.D., me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje shtetasin F.Sh.
Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën.
Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.
Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, shtetasi A.D. humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik ngaplaga e marë në kraharor.
Nga analiza e të dhënave të administruara, rezultoi e provuar se nga shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I. kanë konsumuar elementet e figurës së Veprës Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ në dëm të të ndjerit A.D.
Këta persona me dashje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime aktive të kundraligjshme që konsistojnë në goditjen me sende të forta dhe me thikë.
Jul Deda ‘terheq’ deklaratën e bujshme për Luizin, cfarë e bëri aktorin që të ‘pendohet’
Deklarata e Jul Dedës në “Top Arena” ku tha se është lojtari më i mirë Shkodran që ka pasur BBV...
Lexo më shumë