Në Gjirokastër kanë nisur ndryshimet e para në rang drejtorish. Kështu, është shkarkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Komunitare Utilitare Iljaz Memushi, i cili e mban ketë post prej 9 muajsh.
Bëhet me dije se në vend të tij u vendos Astrit Kore. Ndërkohë që Memushi u vendos drejtor i ujësjellës kanalizimeve për qytetin e Gjirokastrës, ketë post me parë e mbante Gentjan Llogo ,me vendimin e ri nga qeveria Rama për shkrirjen e drejtorëve të ujësjellës kanalizimeve.
Llogo u emërua drejtor i qarkut të Gjirokastrës në ujësjellës kanalizime.