Një oficer i policisë gjyqësore është arrestuar në Shkodër. Ka qenë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) që ka bërë arrestimin e Genc Filipit, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në drejtorinë rajonale të policisë së Shkodrës.
Në momentin e arrestimit, oficeri Filipi ndodhej në shtëpinë e tij të pushimit në plazhin e Velipojës. SHKB ka bërë arrestimin e oficerit Filipi mbrëmjen e sotme.
Aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Shkodrës dhe në vijim pritet zbardhja e plotë e arsyeve të arrestimit.