Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, tha se ishte kundër vendimit të qeverisë për shkrirjen e universiteteve në rrethe dhe qendërzimin e tyre vetëm në Tiranë.
Komentet Mehmeti i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se ato universitete në rrethe u hapën për t’i dhënë shpresë këtyre zonave. Ai tregoi se në Elbasan shikon shpesh vajza të reja që punojnë gjithë ditën duke shitur ballokume për të mbijetuar, ndërkohë që sipas tij, ato shumë mirë mund të shkolloheshin në zonat e tyre.
“Qytetin e Kukësit e kanë lënë më të varfërin. Qytetin që priti mijëra vetë, me atë bujarinë dhe varfërinë e vetë. Ti çfarë nxënësish po nxjerr.
Nuk është se bëhet projekt për njerëz që kanë aftësi në fusha të ndryshme. Për t’i orientuar edhe në profesione të ndryshme.
Pse duhet të bëhet studiuesi i Albanologjisë mësues? Ja zgjodha Gjuhë-Letërsinë unë I bie të bëj bachelor, të bëjë master edhe të aplikoj te portal, ndërsa ai veterineri është bërë mësues.
Jam absolutisht kundër vendimit për shkrirjen e universiteteve nëpër qytete. Si mund t’ja heqim ne shkollën qyteteve. Unë kur shkoj në Elbasan më vjen zor nga një fenomen që, dalin dy vazja të reja nga mëngjesi deri në darkë duke mbërdhitur së ftohti për të shitur dy ballokume. Çështë kjo gjë që do vijnë të gjithë në kryeqytet, po pse u hapën këto universitete nëpër rrethe, për t’i dhënë një shpresë qytetarëve që jeta mund të ndërtohet edhe atje”, u shpreh Mehmeti.