Një ish-magazinë shtetërore në Kamëz është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës. Sipas njoftimit të policisë, nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale në 6 biznese të ndodhura aty, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.
Gazetarja Sara Demushi, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga vendngjarja, tha se grupi hetimor dyshon se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Demushi shtoi se zjarri ka shkrumbuar gjithçka në dyqanet dhe bizneset, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“Një shkëndijë elektrike mendohet të jetë dhe shkaku i zjarrit, i cili ka shkrumbuar gjashtë biznese në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth oën 01:40, në rrugën “Skëndërbej”. Deri në këto momente për sa i për ketë dhe hetimit dyshimi i parë është shkëndija elektrike. Gjatë mbrëmjes së shkuar për shkak të orës kur ka rënë zjarri bëhet me dije se bizneset nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë nga zjarri. Nga flakët ka vetëm dëme materiale” tha gazetarja.