BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Aktualitet

Shpërthimi në Lushnjë, ku si pasojë mbetën dy viktima dhe disa të plagosur, Brataj zbardh detaje të reja: Viktima kishte djegie në 90% të trupit, gjatë aspirimit...

Shpërthimi në Lushnjë, ku si pasojë mbetën dy viktima

Skënder Brataj, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i ftuar në një emision televiziv, zbuloi detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lushnjen më 1 mars, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm 2 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Brataj u shpreh se Roland Hoxha ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa djali i tij Elidon Hoxha humbi jetën në Tiranë. Brataj shtoi gjithashtu se Elidon Hoxha kishte pësuar djegie në 90% të trupit. Pas intubimit, mjekët panë se mushkëritë e tij ishin plot me gjak.

“Atë ditë veç traumës, shpërthimit dhe pjesëve metalike, ishin dhe djegiet.

U dërgua ambulanca e parë, e dytë, e tretë. Vala e shpërthimit arriti deri te banesat përreth dhe duhej parë mos kishin probleme, të cilat u verifikuan.

Rasti për fatin e keq të djalit ishte i tillë se ishte djegur në 90% të trupit. U intubua menjëherë por në një moment të dytë u panë vështirësi dhe u pa që mushkëritë ishin plot me gjak.

I ati gjeti vdekjen e menjëhershme, por djali u dërgua me parametra jetësor drejt Tiranës. Por gjatë aspirimit, aspironte gjak nga mushkëritë.

Në total janë 9. Tre u nisën drejt Tiranës atë ditë, që për fat të keq njëri humbi jetën, një humbi jetën në vendngjarje, të tjerë ishin në Spitalin e Lushnjes, kishin djegie të vogla, u ekzaminuan dhe shkuan drejt banesës”, tha Brataj.

Ky i fundit sqaroi se aktualisht në Spitalin e Traumës ndodhen të shtruar 3 pacientë, një prej të cilëve edhe deputeti socialist Bujar Çela. Për këtë të fundit, Brataj bëri me dije se pas ekzaminimeve u pa se në abdomin e tij u gjetën pjesë metalike.

“Në këtë moment janë 3 të shtruar te spitali i traumës. Dy raste që erdhën ditën e parë dhe rasti i tretë që ishte në Lushnje. U pa e nevojshme për të bërë disa ekzaminime shtesë për të parë dëmtimet që mund të ketë. Trauma është me rrisqe të shumta.

Një nga pacientët është në koma farmatologjike, pati një hematomë cerebrale. Skaneri i përsëritet shpeshherë, rezulton që është negativ. Bëhet më pas zgjimi për të parë ka ose jo deficite.

Pacienti tjetër është bërë interventi abdominal, si rezultat i mekanizmit të traumës janë gjetur dhe pjesë metalike në abdomin e tij.

Pacienti i tretë që ka ardhur nga Lushnja po i bëhen ekzaminime”, tha Brataj. 

Shpërthimi ndodhi më 1 mars në Lushnjë, pas përplasjes së vinçit me shtyllën e tensionit të lartë. Mjeti preku kabllon e tensionit pasi ishte duke punuar për ndërtimin e një kapanoni.