BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Aktualitet

Shpërthimi në Lushnjë/ “Unë i kam bërë komentet e mia që në momentin e parë", reagon Balla: “Kukuvajkat” e politikës ta lenë Policinë e Shtetit të...

Shpërthimi në Lushnjë/ “Unë i kam bërë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një prononcim për mediet tha se Policia e Shtetit dhe Prokuroria po bashkëpunojnë ngushtësisht për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën 2 persona dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Duke theksuar angazhimin e Policisë për zbardhjen e ngjarjes, Balla i bëri dhe një apel politikës për të lejuar strukturat hetimore dhe ligjzbatuese të kryejnë detyrën në qytetësi.

“Unë i kam bërë komentet e mia që në momentin e parë, ku i kam kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, pas kalimit le të themi të emergjencës së shpëtimi të personave të personave të plagosur, dhe natyrshëm, rishpreh edhe një herë ngushëllimet e mia për familjen Hoxha, e cila humbi dy të pjesëtarë të saj”, tha Balla.


“Në këtë fazë, është shumë e rëndësishme që policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet. Më vjen mirë që Policia e Shtetit, në raportimin paraprak ka identifikuar disa elementë të disa veprave penale, të cilat tashmë duhen hetuar thellësisht nga prokuroria. Dua që t’u kërkoj “kukuvajkave” të politikës që le të lenë Policinë e Shtetit dhe prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet”, nënvizoi Balla.

Lidhur me ngjarjen në Lushnjë, Policia e Fierit këtë të martë njoftoi se ka arrestuar shtetasin Leonard Gjini. 32-vjeçari, akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Policia njofton se sipas hetimeve dyshohet se Gjini nuk ka respektuar rregullat teknike të sigurisë në punë.