BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x
BREAKING NEWS

SPAK “zbarkon” në zyrat e oligarkut të Ilir Metës, sekuestrohen dokumentacionet, kompjuterët dhe materialet komprometuese, ja si po zbërthehen aferat e ish-presidentit

SPAK “zbarkon” në zyrat e oligarkut të Ilir Metës,
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh arsyen pse SPAK nuk po arreston Sali Berishën dhe Ilir Metën, ja prova e madhe që nuk e fshehin dot, si erdhën në pushtet vetëm me pardesytë e bardha të Sigurimit të Shtetit dhe vunë pasuri marramendëse brenda 7 vitesh

Ilir Demalia zbardh arsyen pse SPAK nuk po arreston Sali Berishën dhe Ilir
x
BREAKING NEWS

Nuk kanë fund skandalet për Belinda Ballukun, ja si i shtoi “portofolit” të saj 50 mln € për Rrugën e Arbrit dhe Tunelin e Llogorasë, zbardhet raporti

Nuk kanë fund skandalet për Belinda Ballukun, ja si i shtoi
x
BREAKING NEWS

Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan përfundon në SPAK, plas skandali i 2 koncensioneve më të shtrenjta në shëndetësi, hetime për zyrtarë të lartë edhe për një sërë kompanish që shërbejnë si “maska” të oligarkut, ja detajet nga dokumenti...

Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan përfundon në SPAK, plas skandali
x
BREAKING NEWS

Ja muaji kur do të bëhet rritja e pensioneve, eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha jep detajet e fundit dhe tregon rrugën që duhet të ndjekin të moshuarit kur nuk janë dakord me masën e përfitimit që u është caktuar nga ISSH

Ja muaji kur do të bëhet rritja e pensioneve, eksperti i
x

Aktualitet

“Shqipja gjuha më e përdorur pas anglishtes”/ “Thyhet” siguria e aplikacionit që po nxjerr sekretet e bosëve të krimit, trupa në mulli mishi e tortura

“Shqipja gjuha më e përdorur pas anglishtes”/

Nga torturat dhe vrasjet në Holandë dhe Serbi në një rrjet të paprecedentë korrupsioni në Belgjikë, hetimi i aplikacionit Sky ECC ka hedhur dritë në disa nga zonat më të errëta të Evropës.

Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur, i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, disa i ka sjellë në rënie.

Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës duke nisur dhe një sërë arrestimesh.

“Ishte sikur ishim ulur në tavolinë me kriminelët”, tha Catherine De Bolle, drejtoreshë ekzekutive e Europol, agjencia e koordinimit të policisë së BE-së.

Pas anglishtes, gjuha më e zakonshme e përdorur në Sky ECC ishte shqipja, zbuluan hetuesit.

Vitin e kaluar, policia belge, duke gjurmuar atë që tashmë konsiderohej si një operacion i madh kontrabande droge në portin e Detit të Veriut, Antëerp, vuri re një aktivitet të përqendruar në këtë aplikacion.

Më shumë se 48 persona u arrestuan në një seri bastisjesh më 9 mars 2021 dhe u kontrolluan 200 ambiente, pjesërisht falë provave në mesazhet e nxjerra nga të dhënat e Sky ECC.

Antwerp njihet si porti kryesor i hyrjes në Evropë për kokainën nga Amerika Latine, ku 90 ton u kapën vetëm vitin e kaluar.

Paralelisht, hetuesit francezë po ekzaminonin një rrjet komunikimi "të padeklaruar" të vendosur në serverë në Francë, duke nxjerrë më shumë të dhëna kriminale.

Më shumë se një vit e gjysmë më vonë, detektivët në të dy anët e kufirit bien dakord se hetimi i Sky ECC shënoi një pikë kthese në luftën kundër bandave të drogës.

Eric Snoeck, drejtor i përgjithshëm i Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës, i tha AFP se autoritetet kanë në dorë më shumë se një miliard mesazhe të Sky ECC.

 

"Ne kemi përdorur një pjesë relativisht të vogël të provave në dispozicion. Është një punë që është në vazhdim dhe do të duhen vite për t'u përfunduar," tha ai.

Që nga zbulimi, më shumë se 1200 persona janë arrestuar për t'u marrë në pyetje në Belgjikë dhe 510 dosje penale të hapura dhe të informuara nga të dhënat e Sky ECC.

Këtë javë, mesazhet e zbuluara në rrjetin e fshehtë i lejuan policisë të niste një operacion ndërkufitar për të çmontuar një "super-kartel" që mendohej se kontrollonte një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë.

Oficerët në pesë vende arrestuan 49 të dyshuar, duke përfshirë gjashtë baronë të dyshuar të drogës me bazë në Dubai.

Vetëm policia e Antwerp-it ka hapur 257 dosje çështjesh bazuar në provat e reja.

Hetimet po bëjnë përparim në gjurmimin e bosëve të drogës, por ato kanë treguar gjithashtu se sa thellë kanë depërtuar bandat në shoqërinë dhe ekonominë e Belgjikës.

Në shtator, kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi përforcime për shërbimin hetimor të policisë dhe paralajmëroi se shtrirja e krimit të organizuar shtrihet shumë përtej porteve të vendit.

Dhe nëse shkalla e rrjeteve është marramendëse, dhuna e tyre është shqetësuese.

"Ata kanë importuar në Evropë sjellje që ne menduam se ishin vetëm në Amerikën Latine," tha Remy Heitz, prokuror i përgjithshëm në gjykatën e apelit të Parisit.

"Terror, vrasje, njerëz që ekzekutohen në video live dhe shpërndahen për shikuesit. Kështu i menaxhojnë këto biznese," tha ai.

Snoeck përshkruan "një nivel dhune të padëgjuar më parë" dhe citon zbulimin e kontejnerëve të transportit të pajisur si dhoma torture në Holandë.

"Për disa mijëra euro, për një kontratë që nuk u përmbush, ata vrasin pa hezitim,  ndonjëherë pas orëve të agonisë dhe torturave, njerëz me të cilët punonin disa orë më parë," tha Snoeck.

Mesazhet me tekst të shkëmbyera në rrjetin e koduar i lejuan hetuesit të gjenin një "shtëpi tmerri" në Serbi pranë kryeqytetit Beograd, ku viktimat u copëtuan dhe futeshin në një mulli mishi.

Ndërsa shumica e figurave të larta të arrestuar deri më tani jetonin në Dubai, Ballkani Perëndimor është dëshmuar gjithashtu një pikë e nxehtë për bandat.

Të dhënat nga Sky ECC, të cilat u tregtuan nga firma kanadeze tashmë e zhdukur Sky Global, janë ndarë me autoritetet në 22 vende, duke përfshirë Kolumbinë dhe Brazilin.

Hetuesit që tashmë ishin përballur me "Mocro-Maffia" maroke-holandeze dhe "Ndrangheta Mafia" e Italisë jugore, tani e dinë se kartelet e Amerikës Latine janë implantuar në tokën evropiane.

"Jam shumë i shqetësuar," i tha AFP një gjyqtar francez, duke folur në kushte anonimiteti.

"Ne po e nënvlerësojmë rrezikun e këtyre rrjeteve në drejtim të destabilizimit të shtetit dhe përhapjes së dhunës në të gjitha anët e shoqërisë," tha ai.