Tmerr dhe frikë vijojnë të sjellin në Greqi grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas. Sipas mediave greke, rreth orës 04:00 të mëngjesit ka pasur sërish të shtëna mes shqiptarëve të arratisur dhe policisë greke, në një postbllok në Nafpaktia.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga shkëmbimi i zjarrit. Shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas, sërish kanë arritur t’u largohen policisë greke.
Vetëm pak ditë më parë, gjatë një përplasjeje me armë me policinë, shqiptarët kanë vrarë një polic dhe një shtetase greke.