Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia gjermane, pasi u kap me 2.3 kilogramë kokainë.
Ai u kap me drogë në mjetin e tij tip “Mercedes C 200” më datë 31 tetor në Hamburg, ndërkohë lajmi është bërë me dije për mediat ditën e sotme.
Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se vlera e kokainës së kapur kap vlerën prej 167 mijë euro.
Tashmë shtetasi shqiptar ndodhet në paraburgim dhe pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.