Një shqiptar i ka shpëtuar dy herë mrekullisht vdekjes. Sipas mediave italiane, 30-vjeçari po udhëtonte me makinë, ndërsa përpara tij në rrugë kishte ndodhur një aksident.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Firences, ku një furgon i drejtuar nga një kinez ishte përmbysur në rrugë. Shqiptari nga frika se mund të përplasej nga makinat e tjera, ka vendosur të kalojë hekurat rrethues të rrugës.
Mesa duket nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi ra nga një lartësi 10 metrash në një përrua të rrëmbyeshëm. Fatmirësisht aty ndodheshin zjarrëfikëset dhe ambulancat, të cilat ndërhynë menjëherë.
Pas 2 orësh më në fund shqiptari u nxorr nga përroi, me disa dëmtime të lehta, por pa rrezik për jetën.