BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Ekonomia

Shtrenjtimi i çmimeve, ndërtuesit sqarojnë: Shkak, rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe…

Shtrenjtimi i çmimeve, ndërtuesit sqarojnë: Shkak, rritja e

Ndër faktorët kryesorë të rritjes së çmimeve të pronave për këtë vit, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, është shtimi i kostove nga rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë, fuqisë punëtore dhe materialeve të ndërtimit.

“Taksat në bashki janë shumëfishuar, përqindja e pronarëve për truallin e ndërtimit është rritur, koha që merr për daljen e një leje është rritur ndjeshëm, çka do të thotë më shumë kosto, cilësia e ndërtimit gjithashtu, ndërsa euro është zhvlerësuar”, pohon kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

Një nga ndërtuesit e objekteve të reja në Bulevardin e Ri të Tiranës pohoi se pas rritjes së çmimeve të referencës, detyrimet e tij për taksën e ndikimit në infrastrukturë për metër katror janë rritur 100%.

“Nëse vitin e kaluar, kostoja për metër për taksën e ndikimit në infrastrukturë ishte 50 euro, pas rritjes së çmimeve të referencës kam paguar 100 euro për metër katror ndërtim”.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës, të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri në 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritje pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashari, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

Në vitin 2022, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliardë lekë dhe për 2023, 7 miliardë lekë. Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave nga buxheti, në vitin 2024 pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve dhe në periudhën 2025-2026, 6,5 miliardë lekë.

Shpenzimet për paga me qëllim frenimin e emigracionit të fuqisë punëtore kanë goditur në kosto edhe zhvilluesit e objekteve të ndërtimit. Rritja e pagave renditet një tjetër arsye që ka sjellë shtrenjtim çmimesh.

“Vjet, pagesa ditore për mjeshtrit e ndërtimit ishte 3,000 lekë, aktualisht kjo kategori po paguhet 6,000 deri në 7,000 lekë dita, pasi mungesa vendase fuqisë punëtore është e madhe.

E kemi të vështirë të gjejmë punonjës, kurse rendimenti i të huajve është shumë i ulët. Ndërsa rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit krahasuar me vjet është e lehtë në masën 5%, por pas pandemisë së Covid-19, shtrenjtimi i materialeve shkon deri në 40%”, pohoi një nga ndërtuesit e Tiranës.

Ndërtuesit paralajmërojnë se banesat e reja rezidenciale pritet të dalin me tarifa të larta shitje edhe për dy vitet e ardhshme, pasi kostoja për pagën ditore të punëtorit do të shtrenjtohet me 20% (duke arritur në 8,500 lekë pagesa ditore për punonjës) për shkak të largimit të punëtorëve jashtë vendit.

Pavarësisht se rritja e çmimeve nuk parashikohet të ndalet, pritshmëritë e tregut të pasurive të paluajtshme mbeten optimiste.

Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë theksohej se agjentët janë optimistë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme në territorin ku ata veprojnë, për të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë (deri në dy vjet).

Po ashtu, ata u shprehën optimistë për të ardhmen e këtij tregu në të gjithë territorin e vendit. /Monitor/