Është shtyrë sërish seanca për gjqyin e rusit Igor Kokunov, pasi prokuroria e apelit i kërkoi gjykatës informacion se si janë marrëdhëniet që ka Shqipëria me Rusinë dhe çfarë qëndrimi do të mbahet në këto raste.
Burime sipas gazetares Anila Hoxha, thonë se prokurori është shprehur se së fundmi në burgjet ruse ka ndërruar jetë opozitari Navalny.
Kërkojmë qëndrimin përfundimtar të ministrisë sonë shqiptare mbi Kokunov tha prokurori dhe në këto kushte gjyqtarja e apelit Lutfie Celami e shtyu seancën për në datën katër mars. Këtë kërkesë të prokurorit do ta vendosë gjyqkata se si do procedohet. Pra do të japë vendim mbi ekstradimin ose jo të rusit dhe më pas do presë çfarë vendos ministria. Kërkesa e prokurorit për të sqaruar mardhëniet për ekstradimet me Rusinë lidhet me sqarimin mbi mardhëniet juridiko- penale.