BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Aktualitet

"Si nëpër filma"/ U deklarua si vdekur më 2013-n me vendim gjykate, ja çfarë ndodhi me 54-vjeçarin, policia zbardh detajet

"Si nëpër filma"/ U deklarua si vdekur më 2013-n me

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato amerikane kanë arrestuar një shqiptar të quajtur Leonard Mnella, i dënuar nga Italia me 25 vjet burg, për vepra të rënda penale. Mnella kishte arritur që të deklarohej i vdekur me një vendim të një gjykate shqiptare. Ai është arrestuar në Miçigan të SHBA-ve dhe tashmë është ekstraduar drejt vendit tonë.

Njoftimi i policisë:

Tjetër operacion i suksesshëm i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, me partnerët në agjencinë federale amerikane.

Deportohet në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat për disa vepra të rënda penale, një 54-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, i cili në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

54-vjeçari, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE-ERO (Departamenti Sigurisë Kombëtare/Agjencia ligjzbatuese e Emigracionit dhe Doganave),  prej disa kohesh kanë punuar së bashku për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:

Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç.

Këtë shtetas, Gjykata e Salernos, Itali, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha. Leonard Mnella do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri.

Ky shtetas, ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me dy agjencitë amerikane, nëpërmjet informacioneve të shkëmbyera, kanë arritur të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë shtetasin shqiptar Leonard Mnela, në Miçigan, Shtetet e Bashkuara, dhe kane bërë të mundur deportimin e tij në Shqipëri.

Do të vazhdojë puna, në bashkëpunim me prokurorinë, për hetimin e thelluar të veprimtarive kriminale të kryera nga ky shtetas.