Një studim i publikuar së fundmi nga The Guardian zbulon se 98% e evropianëve thithin ajër të ndotur shumë të dëmshëm që lidhet me rreth 400,000 vdekje në vit.
Evropa po përballet me një “krizë të rëndë të shëndetit publik”, në të gjithë kontinentin ka zona me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit.
Në Shqipëri, zona si Shkodra, Kukësi, Elbasani, Tirana dhe Korça e kalojnë me katërfish përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5.
Ambientalisti Sazan Guri tregoi në emisionin GoodMorning Albanian se Përmeti dhe Puka janë 2 nga qytetet më të pastra në Shqipëri.
“Më pak të ndotura janë Përmeti, Puka, ndërsa Korça është e ndotur për shkak të ngrohjes me zjarr gjatë dimrit. E njëjta gjë edhe për Shkupin, Prishtinës ku ndotja vjen për shkak të djegies së TEC-eve përkatëse”, tha Guri.