Në prag të ditëve më problematike për pyjet në vend, kjo nga rreziku i zjarreve, shefi i shërbimit të zjarrfikëses Dilaver Laçi, ka lëshuar një apel të hapur për investime sa i takon blerjes së helikopterëve, që do të mundësonin ndërhyrjen nga ajri.
“Ka ardhur koha që shteti të investojë për ndërhyrjen nga zjarri, që nuk janë kosto e madhe në krahasim me dëmin që bën zjarri. Rreth 30 -40 mijë euro tonë helikopter. Janë rreth mbi 10 milionë euro të shpenzuara nga zjarret. Nëse do kishim pajisjet e luftës nga ajri, situata do ishte më ndryshe.
Shpresoj që qeveria të operojë. Ka mungesë në radio, megjithëse nuk na penalizojnë pasi kemi telefona. Por, shërbimi i zjarrfikëses duhet thënë se është i kushtueshëm nga uniforma”, deklaroi Laçi.