BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

Situata politike në vend/ “Berisha është shndërruar në dordolec”, thumbon Qori: Shpërbërja e PD do të sjellë krizë edhe në PS

Situata politike në vend/ “Berisha është shndërruar

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori duke folur për situatën politike në vend, deklaroi se PD-ja po shpërbëhet.

Në një intervistë televizive Qori tha se partitë e mëdha si PD-ja dhe PS-ja nuk do të votohen më nga qytetarët, pasi sipas tij ata janë bezdisur me to.

“PD po shpërbëhet. Shpërbërja e PD do sjellë krizë edhe në gjirin e PS. Qëndrimi i Berishës si dordolec por që nuk është më alternativë do bëjë që qytetarët të reflektojnë do të votojnë këta që i vjedhin që shkatërrojnë spitalet, shkollat, apo do të votojnë një forcë të re si lëvizja Bashkë”, tha ai.  

Për Qorin Shqipëria ka një model të paqëndrueshëm zhvillimi dhe për këtë fajin ia la elitës që ka qeverisur gjatë viteve të fundit.

“Shqipëria ka model të paqëndrueshëm zhvillimi. Ka përgjegjës elitën që na ka qeverisur në vitet e fundit. Ka tërhequr ato pak investime, që i shtyn në masë punëtorët jashtë Shqipërisë. Nëse vazhdojnë punët kështu brezi ynë s’do ketë as 100 euro pension. Duhet të kemi një modele të qëndrueshme zhvillimi. Duhet të jetë gjithnjë e më shumë prodhimi apo shërbimet cilësore”, tha Qori.

Fati i partive të vogla në Shqipëri, pavarësisht nëse kanë pasur një kulm, ka qenë rënia ose shkrirja. Por Alind Qori shprehet se Lëvizja Bashkë do të ketë sukses politik.

“Problemi i partive të mëhershme të vogla ka qenë se janë përbërë vetëm nga intelektualë s’kanë pasur lidhje me popullin. Kam thënë sido të jetë rezultati, 3 gjëra s’do kërkosh nga unë që do ta lë këtë gjë që fajin e ka populli dhe që u vodhën votat. Për mua politika është ideal. Ne do kemi sukses politik. E dyta që s’do dëgjoni nga unë është të shaj popullin. Nëse dështojmë në politikë faji është i Lëvizja bashkë dhe i imi jo i qytetarëve”, u shpreh ai.

Një tjetër aspekt që e bën të veçantë lëvizjen e tij sipas Qorit është vëmendja te aktualiteti.

“Në Shqipëri identifikimet i majtë i djathtë s’kanë të bëjnë me pozicionin shoqëror por me trajektoren e të shkuarës. Lëvizja bashkë kërkon t’i intensifikojë interesat e përbashkëta. Duhet ta lëmë të shkuarën, të mos mbetemi peng i të shkuarës. Bota po shkon te inteligjenca artificiale ne jemi akoma te konfliktet e para. LV nuk valëvit flamuj nuk vendosim simbolika, edhe siglën e partisë e kemi  të thjeshtë ndërsa parti që s’kanë kurrfarë ideje përdorin slogane të ndryshme. Duhet të kthehemi në të sotmen, vëmendja jonë më e madhe duhet të jetë drejt së ardhmes. Në këtë sens lëvizja bashkë është mjaft ndryshe edhe nga parti të majta në Evropë. Nuk kam mundësi unë të ndryshoj fatin e lindjes së mesme, çështja e minatorëve është më e rëndësishme për mua se atë mund të ndryshoj”, përfundoi Qori.



 

Më të lexuarat