BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Aktualitet

Skandali i tenderit 25 milionë euro të uniformave të policisë, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e akuzave të mashtrimit dhe ndikimit të paligjshëm

Skandali i tenderit 25 milionë euro të uniformave të

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e akuzave për mashtrim me pasoja të rënda dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur aferën korruptive 25 milonë euro (2.8 miliardë) të tenderit të uniformave në maj 2020. Organi i akuzës konstatoi se bashkimi i kompanive që morën përsipër prodhimin e kapeleve dhe uniformave të Policisë së Shtetit nuk kanë kryer shkelje në tender. Pavarësisht marrjes në pyetje të 10 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe personave të tjerë, sigurimit të vendimeve të gjykatave civile për krijimin e kompanive, nuk është pranuar që të akuzohen në grup kompanitë që fituan tenderin për prodhimin e veshjeve të forcave të Policisë së Shtetit. Në këtë mënyrë, ka gjasa që një nga aferat korruptive më skandaloze në radhën e policisë shqiptare të mbyllet me pak histori teksa tashmë 10 të arrestuarit kanë përfunduar dënimin dhe kanë dalë nga burgu. Por, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës së Tiranës për mbylljen apo vazhdimin e hetimeve.

10 ish-zyrtarët e dënuar të Ministrisë së Brendshme dhe dënimet e tyre

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar, asaj iu lu dënimi me 1/3 e kohës së qëndrimit në qeli. Megjithatë, Naqellari do të kryejë 20 muaj shërbim prove. E njëjta gjë u vendos dhe për ish-zyrtaren pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruar, Flutura Çekrezi. Ish-anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali u dënuan me 10 muaj burg. Apeli i GJKKO vendosi dje që koha e mbetur e qëndrimit në burg të konvertohet në shërbim prove. Për ish-anëtarët e Njësisë së Prokurimit anëtarët Anisa Bogdani dhe Ani Omuri si dhe ish-anëtarin e KVO Gëzim Minga, të dënuar më herët me 10 muaj burg, që më pas u anullua, do të kryejnë dyfishin e kohës së mbetur të dënimit në shërbim prove. Ish-anëtari tjetër i Njësisë së Prokurimit, Klevis Hasani do të vazhdojë të kryejë 80 orë shërbim prove për 6 muaj, sipas vendimit të GJKKO në 30 dhjetor 2021. Aurora Mullës, ish-anëtare e Njësisë së Prokurimit iu anullua dënimi me 10 muaj burg.

Tenderi në kohën e Lleshajt, kallëzimi nga ish-deputetët Murrizi, Valteri dhe Jakimi

3 ish-deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri, Myslim Murrizi dhe Halil Jakimi dërguan një padi në gusht 2020 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit (SPAK) për tenderin e uniformave të policisë, e kryer në maj 2020 duke fajësuar ministrin e brendshëm të kohës Sandër Lleshajn dhe drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara Edlira Naqellari për shkelje të barazisë në tender. Në 10 korrik 2021 pas gati 1 viti hetime, policia arrestoi me urdhër të SPAK-ut zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali. Në 30 dhjetor 2021, GJKKO dha vendimin për t’i shpallur fajtorë të 10 të sipërpërmendurit. Megjithatë, ish-ministri Sandër Lleshaj nuk u hetua dhe gjykua. Në 13 prill të këtij viti, SPAK vendosi të mos hetojë kompanitë fituese të tenderit me vlerë 25 milionë euro.

Shkeljet, u shkurtua koha e garës, uniformë 2800 euro dhe kapele 328 euro

Hetimet e SPAK provuan se Naqellari së bashku me 9 vartësit e saj shkeli ligjin e prokurimeve dhe barazinë e garës në tendera duke shkurtuar afatin e garës për uniformat e policisë nga 52 ditë në 24 ditë. Nga ana tjetër, të 10 të dënuarit duhej të ndanin tenderin në 3 pjesë: uniformat, këpucët dhe shpërndarja, për vepruan në të kundërt duke i bashkuar të gjitha fazat në një të vetme. Kjo gjë u krye nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në MB. Kjo gjë shkaktoi rritjen e çmimit, shkurtimin e sasisë së materialeve dhe dobësimin e cilësisë. Abuzimi u konstatua te çmimet e uniformave pasi veshja e një polici kushtoi 2800 euro, kurse një kapele policie kapte vlerë 328 euro. Për rrjedhojë, Naqellari dhe 9 vartësit e saj favorizuan kompaninë D&E sh.p.k. duke i falur pa të drejtë tenderin.