Sot Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Kosovës viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK Prishtinë, kjo ndodh fill pas skandalit në Shqipëri, ku disa mjekë të Onkologjikut në QSUT, u kapën në flagrancë në abuzim me detyrën, ku prokuroria i akuzon për shpërdorim detyre, pasi abuzonin me medikamentet dhe procedurat për mjekimin e të sëmurëve me kancer.
Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën më 25 qershor 2024, pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT.