BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Aktualitet

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”, avokati i njohur zbulon çfarë do të ndodhë: Problemi është se duhet...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen e borxheve të vjetra.

Pas hetimeve rezultoi se në këtë skemë ishin të përfshirë 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare që kanë vënë në jetë përmes ndihmës së një noteri dhe avokatëve skemën e zhvatjes së qytetarëve.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për nëntë persona të përfshirë në këtë skemë. Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ku u trajtua kjo çështje, gazetarja e Ekonomisë, Erblina Mile, u shpreh se rëndësia duhet të vendoset tek mungesa e transparencës, dhe gjithashtu shtoi se duhet të ketë një sqarim dhe një përgjigje të qartë se çfarë do të ndodhë me konsumatorët”

“Do të vendosja theksin tek mungesa e transparencës, Kjo është një skemë mashtrimi që ka prekur shumë qytetarë. Dhe pyetja është se çfarë do të ndodhë me këta qytetarë që kanë marrë hua dhe tashmë janë të detyruar të shlyejnë një kredi disa fish shumë më të lartë?”, tha gazetarja Mile.

Deniz Deralla, drejtor i mbikëqyrjes, BSH: Kompania MCA ka blerë kreditë e këqija të bankave, nuk duhet të ngatërrojmë funksionet. Mund të themi që nuk bëhet fjalë për kredi konsumatorë, por produkte të tjera.

Nga ana e tij avokati Rezart Kthupi, në “Sheshi i Dollarit”, tha se ky rast ka qenë shumë më i rëndë se rasti i firmave piramidale, duke nënvizuar se portofoli i kredive që është lëvruar është shumë më i madh në raport me kapacitetet financiare të tyre.

“Problemi është se duhet parë se si është gjendja e këtyre shoqërive. Jemi shumë më keq se rasti i firmave piramidale. Portofoli i kredive që është lëvruar është shumë më i madh në raport me kapacitetet financiare të tyre. Kreditë bankare trajtohen specifikisht në kodin civil, por është një kredi që ka një status të veçantë. Pra nuk është si kredi ndërmjet palëve të zakonshme, pra rregullohet në disa ligje. Pra jo çdo palë e tretë të blejë kredi bankare. Pika e errët që kam, është se nëse këto janë regjistruar apo depozitohej në regjistrin e kredive më lind pyetja se si lind vështirësia për gjetur nga Banka funksionin. Pra 104 mijë kredi në regjistrin e kredive, do të duhej të binte në sy. Zgjidhja nuk mund të jetë e zakonshme, por duhet gjetur jo vetëm përgjegjësia tek përmbaruesit, apo avokatët apo noterët, por duhej një zgjidhje e tretë më drastike ndoshta. BSH duhet të marrë ca përgjegjësi më shumë”, tha më tej avokati Rezart Kthupi.