Investimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit kanë ripërtërirë sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, ndërsa skemat mbështetëse nga qeveria kanë nxitur fermerët të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Kryeministri Edi Rama ndau dje pamje në rrjetet sociale nga korrja e grurit në njësinë administrative të Katundit të Ri, ku dhe theksoi se është shtuar sipërfaqja e mbjellë me drithë. “Falë skemave lehtësuese në mbështetje të fermerëve si dhe investimeve për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese e vaditëse, sipërfaqet e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore janë shtuar këtë vit. Korrja e grurit në njësinë administrative të Katundit të Ri ku është shtuar sipërfaqja e mbjellë me drithë”, deklaroi Rama. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se është e angazhuar të mbështesë fermerët dhe njësitë agropërpunuese përmes politikave të prodhimit, agropërpunimit dhe Skemës Kombëtare të Naftës, ku sipas saj, gjatë këtij viti 1/3 e fermerëve që kultivojnë grurë kanë aplikuar për naftë falas. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i drithërave në vitin 2023 është 701.314 tonë, ndërsa qarku i Fierit ka nivelin më të lartë me 176.584 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 95.572 tonë dhe Korçë me 83.889 tonë.
Dasmë së shpejti? Sara dhe Bardhi tregojnë planet për të ardhmen
Në një intervistë Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kanë folur për herë të parë për jetën e tyre private, tani...
Lexo më shumë