Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë televizive u shpreh se rrjetet sociale konsiderohen si një drogë e re e shekullit të 21.
Tushi: Digjitalizimi i sotshëm, rrjetet sociale kanë sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si e konceptojnë të rinjtë botën, mënyrën se si e ndërtojnë ata sjelljen.
Mundësitë e digjitalizimit dhe të rrjeteve sociale kanë bërë të mundur një dendësi të informacionit, mënyra më të shpejta të aksesimit të të rinjëve me marrjen e tyre.
Problemet botërore së pari janë një qëndrim armiqësor le të themi ndaj librit.
Kemi një përdorim të gabuar, herë pas herë skllavërues.
Rrjetet sociale kanë krijuar një varësi të re, konsiderohet si një drogë e re e shekullit të 21.
E cila ka përfshirë nga fëmijët deri tek të rriturit.