BREAKING NEWS

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen"
x
BREAKING NEWS

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me
x
BREAKING NEWS

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/
x

Aktualitet

Super aksioni i drogës në Fier ndez debatet, mes të arrestuarve edhe vartësi i ministres Balluku, ja si ra në “radarët” e DEA amerikane drejtori i OST, opozita akuza se pas kësaj skeme fshihet qeveria dhe ushtria

Super aksioni i drogës në Fier ndez debatet, mes të arrestuarve

Super aksioni i drogës i kryer në Frakull të Fierit, duket se ka ndezur debatet politike në vend. Sipas SPAK dhe policisë, rolin kryesor në këtë skemë të mirëfilltë kriminale e ka pasur Viktor Çervanaku, ish-kryetari i Komunës së Frakullës. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë për drogën e gjetur në oborrin e banesë së tij në Fier, ndërsa mësohet se punonte aktualisht në OST, si vartës i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Çervanaku aktualisht jetonte në Tiranë, ku mbante detyrën e drejtorit të administratës pranë Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe kishte një pagë prej më shumë se 2 milionë lekësh të vjetër në muaj, që duket se nuk i kanë mjaftuar. Ish-kryebashkiaku u vu në pranga së bashku me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pas një aksioni të mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia e Malit të Zi, teksa hetimet zgjatën më shumë se 4 muaj. Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Arrestohet edhe djali i Çervanakut

Por edhe pse Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia, pasi në banesën e tij u zbulua një laborator kokaine. Porositësi i kësaj sasie dyshohet se është Zenel Çervanaku, i cili mendohet se është vëllai nga babai. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i Viktor Çervanakut dhe e fejuara e tij, Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, ndërkohë që roli i tyre në këtë veprimtari nuk dihet se cili është. Ndërkohë Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Reagon ashpër opozita

Por një ditë pas zbulimit të shtëpisë ku dyshohet se do të përdorej si laborator të përpunimit të kokainës, opozita ka reaguar ashpër, teksa ka drejtuar gishtin nga qeveria, të cilinë e ka bërë përgjegjëse dhe pjese të skemës kriminale. Ka qenë shefi i Organizimit të ‘Rithemelimit’, Klevis Balliu, i cili në një dale për media nga selia blu e përcaktoi Çervanakun si shëmbëlltyrën ideale të pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Një sharës publik, patronazhist me licencë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku.   Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës”, deklaroi ai.  Më tej Balliu shtoi gjithashtu se Viktor Çervanaku nuk do të kapej asnjëherë nëse nuk do të kishte ndërhyrë DEA Amerikane dhe shtoi se politika ishte e përfshirë në trafikun e kokainës së zbuluar pasi lënda narkotike transportohej me kamionët e ushtrisë.  “Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane. Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët. Raportimet dëshmojnë se droga transportohej me kamionët e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik”, nënvizoi Balliu.