BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Aktualitet

"Surrogacia rrezik për trafikim qëniesh", Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë kundër Pr.Ligjit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues: Aborti vullnetar është krim

"Surrogacia rrezik për trafikim qëniesh", Këshilli

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, ditën e sotme më 28 maj 2024 ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë takim në emër të KNFSH-së merrni pjesë disa nga anëtarët e grupit të punës të ngritur në lidhje me projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, përfaqësues të pesë komuniteteve fetare në Shqipëri dhe specialistë të fushës juridike, mjekësore, sociale dhe etiko-teologjike.

Grupi i punës i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë i drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH është pritur nga zv/ministret e Shëndetësisë znj. Mira Rakacolli dhe znj. Entela Ramosaçaj, si dhe anëtarë të grupit të punës, përfaqësues të ministrisë.

Në emër të KNFSH-së Kruja fillimisht pasi ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për pranimin e kërkesës së Këshillit Ndërfetar për realizimin e këtij takimi ka shpalosur edhe një herë qëndrimin e qartë të komuniteteve fetare, bazuar në këto pika:

Së pari: ne jemi kundër parashikimit të sterilizimit si metodë e planifikimit familjar, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, sepse sterilizimi është një ndërhyrje mjekësore e pakthyeshme dhe ndikon negativisht në shëndetin dhe jetën e personit, i ndaluar edhe në vendet më të zhvilluara; si dhe gjithashtu sepse bie ndesh me parimet që mbrojnë familjen dhe jetën.

Së dyti: në asnjë gërmë të projektligjit nuk gjejmë kujdesin e nevojshëm, që i duhet kushtuar politikave për shtimin e mbështetjes dhe nxitjen e lindshmërisë në vendin tonë me masa sociale, ekonomike, edukative dhe shëndetësore.

Së treti: ne jemi kundër ndërprerjes vullnetare të shtatzënisë, veç rasteve kur ka tregues mjekësorë, jo vetëm pse besimet tona janë pro jetës dhe e konsiderojnë abortin si krim përveç rasteve kur bëhet për të ruajtur shëndetin e nënës. Për më tepër, një argument kritik që përbën këmbanë alarmi për çdo politikbërës janë statistikat rreth nivelit të lindshmërisë, në vendin tonë niveli i ligjshmërisë është 1.4 fëmijë për çift ndërkohë, që niveli i mbijetesës së shoqërisë është minimalisht 2.1 lindje për çift. Me këto ritme cili do të jetë fundi i pashmangshëm?

Së katërti: ne kërkojmë që mëmësia zëvendësuese/surrogate të mos lejohet në Shqipëri për shkak se cënon rëndë dinjitetin e gruas dhe fëmijës; përbën rrezik të shtuar për trafikim të qënieve njerëzore, trafikim organesh, shfrytëzim të të miturve, shfrytëzim të femrave për lindje të porositura për qëllime kriminale, të cilësuar edhe nga Direktiva e Parlamentit Evropian; për më tepër mëmësia zëvendësuese e kthen qënien e ngjizur në një objekt për të cilin me ligj mund të negociohet; mund të krijojë trauma të forta psikike e psikologjike për fëmijën kur të vihet në dijeni për mënyrën e ngjizjes, si dhe për nënën që e mbart për nëntë muaj në mitrën e saj.

Së pesti: projektligji prek drejtpërdrejt konceptin e familjes me prindër nënë dhe baba dhe shkon deri aty sa zëvendëson lidhjen bashkëshortore me termin “femra pa partner”, përkufizimi i të cilit bie ndesh me normat dhe frymën e Kodit të Familjes, me të drejtat e fëmijës për të patur kushtet “për një zhvillim të plotë e hamonik të personalitetit”.
Sa më sipër, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i vullnetin të të gjithë besimtarëve tanë pjesë e pesë komuniteteve fetare zyrtare dhe shoqërisë shqiptare, kërkon që projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të mos kalojë në Kuvendin e Shqipërisë dhe dëshiron, që kjo kërkesë të marrë vëmendjen e duhur nga ana juaj dhe të gjithë së bashku, të punojmë për një të ardhme më të mirë e më të sigurt për brezat e rinj, me besim te Zoti e te ligji për të mirën e përbashkët.

Zv/ministrja znj. Rakacolli ka falënderuar KNFSH-në për punën e bërë, materialin e dorëzuar dhe argumentet e sjella më parë me shkrim, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim. Më pas palët kanë diskutuar dhe analizuar argumentet e tyre, ndërsa KNFSH përfundimisht mbetet konçiz materialit të hartuar nga grupi i ekspertëve të tij dhe shpresëplotë që ministria përkatëse do të marrë parasysh kërkesat e saj, duke reflektuar mbi argumentet e paraqitura.