BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Aktualitet

Të dyshuar për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", AMP vë në pranga efektivin e policisë dhe 3 persona të tjerë

Të dyshuar për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve",  AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Fier-Berat, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë me inicialet L. G., me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier si dhe 2 persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos. 

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Nga deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve e S.L., i cili u arrestua për "Trafikim i armëve dhe municioneve", pasi ai negocionte me persona të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë B.F., i dyshuar për "Organizim i lojërave të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara", si dhe M.G., i dyshuar për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, finalizoi operacionin për goditjen e një grupi kriminal në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë L.G., me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, si dhe shtetasit K.G. dhe L.G., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë L.G. u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit S.L., i cili u arrestua për "Trafikim i armëve dhe municioneve", pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasi B.F., i dyshuar për "Organizim i lojërave të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara", si dhe shtetasi M.G., i dyshuar për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme.