Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një emision televiziv, kërkoi që për ngjarjen në Lushnjë të vihen përpara drejtësisë autoritet përgjegjëse që japin leje ndërtimi në kushte problematike, OSSHE-ja, por edhe vetë pronari i objektit që nuk ka siguruar kushtet e punës.
“Është një aksident teknik, por tipik nga ato që ndodhin si pasojë e shkeljes brutale të rregullave të sigurisë në punë. Pavarësisht se çfarë nxjerr ekspertiza, ai është një aksident ku janë injoruar rregullat e sigurimit teknik. Ka dy përgjegjës, nuk është se japim vendimin: pronari i objektit dhe institucioni shtetëror që inspekton. OSSHE-ja ka përgjegjësi sepse bëhet fjalë për lidhjet elektrike që janë bërë në atë objekt. Lejet e ndërtimit kanë rregulla duke filluar që nga distancat. Telat kanë qenë të ulur dhe është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë lejen. Mund të kemi dhe punëtorë në të zezë, ndaj nuk dihet ende se kush janë. Ka një tufë argumentesh për të kuptuar gjithë këtë situatë, si për OSSHE-në, pronarin dhe autoritet vendore, që kanë dhënë leje ndërtimi.”, tha Kikia.