(përditësuar)- Të shtënat me armë zjarri vinin nga banesa e shtetasit Ali Verteniku, efektiv i mjekësisë ligjore. Pas një grindje të momentit me gruan që bashkëjetonte, Mira Nikollin, me të cilën kishte dy fëmijë, ai nuk e ka menduar dy herë, por ka shtënë mbi të.
Nga burimet e policisë, dyshohet se Verteniku ka vrarë Mira Nikollin me armën e shërbimit dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Fqinjët konfirmojnë se çifti kishte kohë që grindej.
*****
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30 në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku efektivi i burgjeve ka vrarë bashkëjetuesen dhe më pas ka qëlluar veten. Nga të dhënat paraprake, raportohet se në momentin e të shtënave me armë zjarri, në banesë ka qenë vetëm efektivi i burgjeve bashkë me bashkëjetuesen e tij.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se polici i vetëdijshëm për të ndërmarrë këtë akt, ka mbyllur derën. Dyshohet se efektivi ka pasur një konflikt me bashkëjetuesen e tij.