Është tensionuar situata në tubimin e opozitës para Bashkisë Tiranë. Protestuesit, ashtu edhe si në tubimet e kaluara, i kanë vendosur flakën gomave të vendosura përballë godinës shtetërore.
Flaka iu vendos gomave nga një person me kapuç të zi në kokë, i cili i spërkati me benzinë.
Efektivët kanë hedhur ujë për të shuar zjarrin, por janë hasur me kundërshtinë e protestuesve.