Analisti Fatos Lubonja deklaroi se tashmë janë nxehur gjakrat mes palëve Kosovë-Serbi, pas incidenteve të rënda dje në veri, ku një polic u vra.
Në një intervistë televizive, Lubonja theksoi se ngjarja ishte shqetësuese, ndërsa shtoi se erdhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve.
“Ngjarja është shqetësuese. Kjo është si pasojë edhe të dështimit të politikave ndërkombëtare dhe lokale po ashtu. Është shfaqur një lloj anshmërie në favor të Serbisë. Vuçiç është një autokrat. Mendoj se në një vend ku nuk ka demokraci, ndodhin këto gjëra. Sipas mendimit tij lufta në Ukrainë, sa herë Vuçiç apo dhe njerëzit e tij, kërkojnë mosnjohjen e Kosovës, ata që ishin aktorët në lojë, siç i pamë, të marrin një aksion të tillë. Nga përtej kësaj mendoj se konflikti mbetet aty. Nuk e dimë se sa është numri i të vrarëve. Shtypi italian jep një numër më të madh të të vrarëve. Numri i të vrarëve ka rëndësi për atë që; se çfarë do të ndodh nesër. Uroj që të ketë më pak të vrarë, se janë njerëz. Nuk duhet të ndodhin një përshkallëzim i tillë.
Ka pasur dhe tratativë për t’i nxjerrë ata, që mos të ishin aty, njëra palë ishte qeveria e Kosovës. Tashmë kjo që ngjarje ndodhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve. Qeveritë e mëparshme të Kosovës nuk kanë punuar shumë për ndërtimin e një shteti, por një protektorati. Kurti ka marrë gjëra më të guximshme, por ka pasur edhe kundërshtinë e ndërkombëtarëve. Përgjegjësia e madhe e Vuçiç, është se ka dëmtuar demokracinë. Shpesh herë autokratët veprojnë kështu, si Putini, në rastin me Ukrainën. Ndërkombëtarët kanë ushtruar ndaj Kurtit një lloj presioni, me idenë se Kosova nuk meriton më tepër se kaq. Apo se duhet të bindet, pasi interesat e tyre i kërkojnë që t’i bëjnë disa favore Vuçiçit, që mos të lidhet me Rusinë. Vuçiç mund të ketë arsyet e veta, por jemi në një konflikt të ngrirë. Qëndrimi i ndërkombëtarëve ka qenë asociacioni.”, tha Lubonja.